Mblidhet të premten Asambleja e PS, do të shqyrtohet propozimi: Të shkarkojmë Kokëdhimën nga funksionet në parti

392
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi ka njoftuar për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PSSH.

Në Asamblenë e Partisë Socialiste do të shqyrtohen disa pika, ku ndërmjet tyre është dhe propozimi i kryesisë së partisë për shkarkimin e ish-deputetit të Qarkut të Vlorës, Koço Kokëdhima nga detyra e Sekretarit për Reformën Stukturore dhe Emigracionin.

Ka qenë kryesia e PS-­së, e mbledhur në datën 5 dhjetor, që mori vendimin për t’i propozuar Asamblesë Kombëtare shkarkimin e ish­-deputetit Koço Kokëdhima nga posti i sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin në PS.

Burime nga Kryesia e PS-­së thanë për  se arsyeja e këtij propozimi është mos kryerja e detyrës së Sekretarit për Reformën Strukturore nga ana e Kokëdhimës. Po kështu pohohet se ish-deputeti socialist nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje kryesie prej fillimit.

Më herët Kokëdhima ka mbajtur në PS edhe postin e Koordinatorit për rajonin Vlorë-Gjirokastër, por është shkarkuar nga ky post kohë më parë. Tashmë, ish-­deputeti mbetet vetëm anëtar i Asamblesë, në të cilën është zgjedhur me votim.