Mblidhet sot Asambleja e PS, zgjedh Sekretariatin e Përgjithshëm

435
Ditën e sotme prite që të mblidhet Asambleja e re e Partisë Socialiste e dalë nga Kongresi i kësaj Partie. Sipas informacioneve asambleja do të mblidhet në orën 10:00 për të zgjedhur Sekretariatin e Përgjithshëm. Asambleja e re ka në përbërje 173 anëtarë të zgjedhur nga vota e më shumë se 1500 delegatëve. 50% e tyre janë gra dhe 50 % burra. Anëtar i Asamblesë është edhe Koço Kokëdhima, si i vetmi deputet i votuar për të qenë anëtar asambleje, si dhe një varg zëvendësministrash, drejtorësh të lartë të administratës shtetërore, ish-deputetë, ish-kandidatë për deputetë të PS-së, si dhe ish-kryetarë bashkish. Ndërkohë që në listën e re të anëtarëve të Asamblesë të zgjedhur me votim, mungojnë shumë nga emrat e njohur të PS-së në vite. Gjithashtu, mund të thuhet se kjo listë ka “asgjësuar” të gjithë ata që mund të konsideroheshin si përkrahës apo mbështetës të Ben Blushit në Asamble.
Sigal