Mblidhet kryesia e PD në Shkodër, kreu lokal i dorëhequr nga lista akuza të ashpra për Bashën

476
Kreu demokrat i Shkodrës, Ramiz Çobaj një ditë më parë dha dorëheqjen nga kandidimi i tij për deputet, pas renditjes i teti në listën e Partisë Demokratike për këtë Qark.
Por sot në mbledhjen e thirrur me urgjencë të kryesisë së PD-së në Shkodër, Çobaj ka dhënë edhe arsyet e këtij vendimi. Ai është shprehur se është renditur i teti në listë pa u pyetur dhe se kjo është fyerje për të.

“Përcjell respekt për të gjithë kryesinë dhe anëtarët e saj. Në listë isha vendosur i 8-ti pa më pyetur kush, ndaj dhashë dorëheqjen. Unë kam refuzuar që të plotësoj dokumentacionin, sepse është fyerje që kreu i PD-së të renditet i 8 në listë. Në vitin 2009 u rendita i 8, ne vitin 2013 u rendita i 9, ndërsa ne këto zgjedhje po i 8-ti. Duhet t’i lëmë inatet dhe mëritë me njeri-tjetrin, qëllimi jonë është të zhdukim nga skena politike Edi Ramën”, është shprehur Çobaj.

Ai ka thënë më tej se Partia Demokratike e Shkodrës ka dhënë kontributin e saj në protestën e 18 shkurtit dhe se për 90 ditë Shkodra e mbajti gjallë çadrën.
Sigal