Mblidhet Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Meta propozon drejtuesit e rinj të partisë

430
Sigal

Kryesia e
Lëvizjes Socialiste për Integrim u mblodh në kuadër të Konventës Kombëtare
Zgjedhore të LSI-së që do të zhvillohet në datat 3-4 dhjetor, dhe fillon nesër
në orën 10:30, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.

Në fillim të
mbledhjes, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta, mbajti
një fjalë përshëndetëse, teksa falënderoi të gjithë anëtarët e Kryesisë së
LSI-së për kontributin e tyre në këtë mandat katërvjeçar.

Z. Meta në fjalën
e tij theksoi se nga Konventa Kombëtare Zgjedhore e LSI-së do të dali Komiteti
i ri Drejtues i cili do të zgjedhë edhe kryesinë e re të partisë, që do e
drejtojë atë për katër vitet e ardhshme.

“Është kënaqësi
që zhvillojmë këtë takim, sepse është mbledhja e fundit e kryesisë së këtyre 4
viteve. Duke qenë se nesër është Konventa Kombëtare Zgjedhore e LSI-së, që do
të zgjedhë Komitetin e ri Drejtues Kombëtar, dhe që do të zgjedhë kryesinë e re
që do të drejtojë LSI-në katër vitet që vijnë.

Me këtë rast unë
shfrytëzoj këtë mundësi që t’ju falënderoj të gjithëve për bashkëpunimin e
shkëlqyer, që kemi patur gjatë këtyre katër viteve me të gjithë ju, për
arritjet e përbashkët. Sidomos për suksesin e spikatur të zgjedhjeve të 23
qershorit të vitit 2013, por edhe atë të zgjedhjeve vendore të vitit 2015 ku
roli, kontributi dhe angazhimi juaj ka qenë mjaft aktiv”, – theksoi z. Meta.

Sakaq, Kryetari i
LSI-së theksoi gjithashtu se bashkëpunimi me kryesinë aktuale do të vazhdojë
duke vlerësuar eksperiencën dhe kontributin e tyre.

“Padyshim që do
të vazhdojmë të bashkëpunojmë në kryesinë e re, në Komitetin e ri Drejtues, në
çdo pozicion, pasi jam i bindur në angazhimin tuaj të vazhdueshëm për të
afirmuar më tej vlerat më të mira që LSI-ja ka sjellë për gjithë këto vite në
jetën politike të vendit dhe eksperienca dhe kontributi juaj janë gjithmonë një
vlerë e jashtëzakonshme për të ardhmen e LSI-së gjithashtu”, – tha z. Ilir
Meta.