Mblidhet Konferenca e Kryetarëve ligjet e kthyera në Kuvend të hënën

444
Sigal

TIRANE – Konferenca e Kryetarëve është mbledhur ditën e sotme, ku janë diskutuar dekretet e Presidentit Bujar Nishani për kthimin për shqyrtim të 4 ligjeve, ndërsa është vendosur që ata të futen në rendin e ditës për seancën plenare të së hënës.  Mësohet se gjatë kësaj mbledhje, që shënon edhe fillimin e sesionit të ri parlamentar, është diskutuar axhenda e seancës së parë parlamentare, që do të mbahet këtë të hënë. Po ashtu është vendosur që dekretet e kthyera nga Presidenti të përfshihen në kalendarin 3 javor të punimeve të Kuvendit. Në këtë mbledhje, ka munguar sërish opozita, e cila të hënën pritet të shpallë vendimin lidhur me bojkotin parlamentar që vijon prej kohësh. Pjesë e ligjeve të kthyera për shqyrtim në Kuvend nga Presidenti Nishani janë ligji për KLD, ligji për Policinë e Shtetit, ligjir për funksionimin e Gjykatës Administrative si dhe ndarja e re territoriale. Vetë kryeministri Edi Rama pati paralajmëruar se ligjet e kthyera do të ridërgohen në Kuvend për t’u votuar pasi siç theksoi ai, Shqipëria nuk ka kohë për të humbur.