Mblidhet KLD, caktohen hapat për vlerësimin kalimtar të gjyqtarëve

554
Nën drejtimin e presidentit Ilir Meta, Këshilli i Lartë i Drejtësisë zhvilloi sot mbledhjen plenare, e cila nisi me njohjen e anëtarëve mbi takimet dhe hapat e ndërmarra nga grupi i punës, që KLD ngriti mbledhjen e kaluar me qëllim rakordimin dhe miratimin e akteve të përbashkëta me institucionet e ngarkuara nga ligji për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve.
Grupi i punës informoi anëtarët e Këshillit se gjatë takimeve me institucionet përkatëse është rënë dakord të përcaktohen rregullat e detajuara për shortin, ndërsa në bashkëpunim me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit do të procedohet për përfundimin e tyre, duke bashkëpunuar ngushtë edhe me partnerët ndërkombëtarë të reformës. 
Këshilli vijoi me shqyrtimin e projekt-akteteve përfundimtare të vlerësimit, të përgatitura nga kryetari i Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, miratoi aktet e vlerësimit për disa gjyqtarë dhe vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore në gjykata të tjera.
Sigal