Mblidhet Këshilli Bashkiak, Veliaj: Kush hedh plehrat jashtë kontenierëve 50 mijë lejë gjobë

401
Kryetari i bashkisë prezanton 7 masat ndëshkimore për qytetarët që dëmtojnë hapësirat publike apo i ndotin ato
1- Nga sot hedhja e mbeturinave në rrugë ose jashtë kontenierëve denohet me 50 mijë lekë
2- Kryerja e punimeve pa leje dhe ndërtimeve pa leje minimalisht 5 milionë lekë dhe të gjitha shpenzimet e prishjes dhe kthimit në gjendjen e mëparëshme të territorit.
3- Shfrytëzimi i paligjshëm i hapësirave publike gjobë 200 mijë lekë plus 3 mijë lekë për cdo metër katror që dikush ja ka marrë publikut.
4 Vandalizimi i pronës publike, që do të thotë dëmtim, bllokim ose vjedhje pusetash, urinim, pështyrje apo grafite në rrugë dhe mure, dëmtimi i shtyllave të ndricimit dhe ndricuesve, dëmtimi i pemëve dhe të gjitha këtyre kategorive gjobë me 200 mijë nga bashkia e Tiranës
5- Ndotja e rrugëve nga automjetet e rënda me baltë , me llac me vaj gjobë 100 mijë lekë për mjet
6- Djegia, zhvendosja, dëmtimi apo vjedhja e kontenierëve 200 mijë lekë për cdo kontenier që preket me dorë
7- Ndotja dhe mospastrimi i ambjentit pas aktivitetit tregtar ose kulturor gjobë 50 mijë lekë për çdo aktivitet
Sigal