Mblidhet bordi i Rrjetit Ballkanik të Këshillave Gjyqësorë

466
U mblodh në Tiranë, nën drejtimin e Presidentit të Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë, Gjin Gjoni, bordi i këtij Rrjeti, ku u diskutuan çështje të rëndësishme, si: përgatitjet për Konferencën e 12-të të Asamblesë së Përgjithshme, statusi ligjor i BEMNCJ, aplikimi për anëtarësim i Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Prokurorisë së Serbisë, si dhe gjendja aktuale e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Prokurorisë së Turqisë nën dritën e ngjarjeve të vitit të kaluar.
Presidenti i BEMNCJ, Gjoni, vlerësoi si shumë të rëndësishme bashkëpunimin ndërmjet anëtarëve të Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë, me qëllim të forcimit të pavarësisë dhe paanshmërisë së gjyqësorit si një mbrojtëse e shtetit të së drejtës në rajon.
Gjoni, anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Shqipërisë si dhe Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë, është zgjedhur President i Rrjetit në Maj 2015.
Rrjeti Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar, duke përfshirë një popullsi prej 300 milion banorësh, ka filluar bashkëpunimi e tij në vitin 2006. Statuti i Rrjetit është firmosur më 12 -13 Maj 2014 në Bukuresht, Rumani nga 10 shtete pjesëmarrëse, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Anëtarë të këtij Rrjeti janë: Bosnje Hercegovina, Bullgaria, Hungaria, Moldavia, Mali i Zi, Italia, Rumania, Shqipëria, Turqia, edhe Kosova.​
Sigal