Mblidhet Asambleja e pedagogëve të UT, çfarë vendimesh pritet që të merren

557
Sigal

Mblidhet Asamableja e pedagogëve nga fakultetet e Universitetit të Tiranës.

Gjatë fjalës së tij pedagogu m,ark Marku u shpreh se takimi me ministren Besa Shahini ishte dicka pa rezultat.

Sipas tij ministrja nuk shfaqi asnjë interes dhe nuk shprehu asnujë qëndrim për kërkesat e studentëve dhe pedagogëve.

Ai tha se pedagogërt duhet të jenë të përqëndruar tek mungesda e reagimit për kërkesate tyre.

Gjatë punimeve të Asamblesë foli edhe pedagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i cili u shpreh se pedagogët operojnë në një terren ku dhunohen pedagogët.

Goci tha ndër të tjera: “Ne nuk dimë se si menaxhohet UT, nëse janë emëruar të rinjë apo jo. Nëse po, si janë emëruar? Paratë tona janë shpërdoruar, dhe jemi në situatën ku nuk dimë cfarë bëhët me të ardhurat tona, askush nuk mban përgjegjësi për këtë dhe madje na e shesin reformën si dicka e mirë”.

Sipas tij qeveria ka tendencë për ta goditur universitetin, dhe kjo ka nisur prej 10 vjetësh.

“Ne nuk kemi akses në mënaxhimin e universitetit dhe na u desh një studim ndërkomëtar për të kuptuar abuzimet që janë bërë. Propozoj që të shpallet një grevë e përgjithshme që të krijohet një bllok për të krijuar grupe punë për rrëzimin e ligjit të arsimit të lartë dhe rishkrimin e një ligji të ri”.