Mbledhja e taksave, Basha: Të unifikohet administrata!

407
Sigal

Një formule e re për shpërndarjen e fondeve të pushtetit qendror, por edhe për mbledhjen e taksave të biznesit të vogël si dhe ngritja e një administrate tatimore të unifikuar, janë rrugët më të mira për zhvillimin ekonomik të kryeqytetit.  Sipas Kryebashkiakut Basha, në këtë mënyrë luftohet edhe informaliteti. Gjatë një bashkëbisedimi me studentë të një prej universiteteve private në kryeqytet, Basha u shpreh se, këto nisma fiskale në favor të biznesit, janë mbështetur edhe nga opozita. Ai tha se në Tiranë është ndjekur politika e reduktimit të taksave dhe tarifave, duke sjellë kështu shtimin e vendeve të punës. Sipas Bashës, reduktimi i taksave dhe tarifave nuk është ndërmarrë më parë, megjithëse kryetari i mëparshëm i bashkisë kishte të drejtën e uljes së tyre deri në masën 30 për qind. “Çdo Kryebashkiak ka pasur dhe ka në dorë të ulë deri në 30 % taksat vendore. Me heqjen dhe reduktimin e 60 taksave dhe tarifave u hapën 6880 vende të reja pune si dhe u hapën 1500 biznese të reja më shumë se një vit më pare”,- tha ai. Vetëm gjatë një viti, si pasojë e lehtësimit të procedurave të marrjes së lejeve në Tiranë janë regjistruar rreth 1500 biznese më shumë, ndërkohë janë hapur rreth 6680 vende të reja pune.