Sigal

Ndërkohë që kryeministri ka mbledhur qeverinë në Korçë, PD ka organizuar një protestë, kui në thirrje të largohet pasi kjo është qeveri e krimit sipas tyre dhe ministrat dhe familjarët e tyre të përfshirë  në ngjarje kriminale.

Me pankarta në duar, përkrahës të Partisë Demokratike kanë protestuar disa minuta para se kreu i qeverisë të zhvillonte aktivitetin e organizuar me qytetarët e Korçës, “E gjithë vëmendja për ju”.

Ndërkohë ka patur dhe moment tensioni ku protestuesit kanë tentuar të thyejnë dhe kordonin e policisë. Mes protestuesve ishte dhe deputeti i PD-së Klevis Balliu i cila ka pasur dhe debat dhe i ka bërë thirrje policisë të hapë rrugë.