Mbledhja e PD/ Ja vendimet e marra

522
Sigal

Deri të dielën e ardhshme, do të zhvillohen protesta në çdo zonë ku do të shkojë kryeministri Edi Rama për takime elektorale.

Pas mbledhjes me Kryesinë dhe ish-deputetët e grupit parlamentar të PD-së, është vendosur për protesta njëjavore deri më 30 qershor.

Basha është shprehur gjithashtu se më 30 qershor nuk do të zhvillohen zgjedhje, ndërsa u ka kërkuar strukturave që të përgatiten për zgjedhje të parakohshme.

“Jemi në metrat e fundit të finishit të kësaj beteje. Nuk është ky fundi. Na duhen zgjedhje të lira dhe të ndershme pa Edi Ramën. Kemi mbështetjen popullore të qytetarëve shqiptarëve e kanë të pazëvendësueshëm për fitoren e kësaj beteje. Besimi i qytetarëve nga akti i sotëm është në kuotat maksimale”, është shprehur Basha.

Protestat do të jenë të ngjashme me ato që u zhvilluan një ditë më parë në Shkodër. Ndërkohë, kryetarët e bashkisë së PD do të vazhdojnë me këmbëngulje zbatimin e Kushtetutës dhe ligjit dhe duke filluar nga e hëna do të nxjerrin urdhrin për revokimin e listave të zgjedhësve në qendrat e votimit.

Basha mësohet të ketë deklaruar se opozita ka siguruar një mbështetje të lartë që shkon nga 54% deri në 60%.

“Çdokush që mendon se duhet të sakrifikojmë kauzën për hir të disa kapsollave dhe rënies pre e provokimeve, është dritëshkurtër”, ka thënë kreu i PD-së.