Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, Kryeministri Rama nuk do të marrë pjesë

496
Sigal

 Presidenti i Republikës Bujar Nishani u ka nisur shkresën
zyrtare antarëve të Përhershëm të Këshillit të Sigurisë Kombëtare i cili do të
mblidhet me datën 11 nëntor për situatën e kanabisin në vend. 

Por mësohet se Zoti Rama nuk do të
marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të thirrur nga
Presidenti Nishani për të diskutuar për situatën e krijuar nga kanabisi. Në të
njëjtën datë, kreu i qeverisë do të jetë në New Jork, ku do të hapë një
ekspozitë personale me pikturat e tij, në galerinë “Mariana Goodman”.

Nuk konfirmohet ende pjesëmarrja e
ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili do të jetë njëri nga folësit në
mbledhjes. Në shkresën zyrtare që mban firmën e sekretarit të përgjithshëm të
Presindetit thuhet: “Axhenda e takimit të Këshillit të Sigurisë Komëbëtare
parashikon raportimin e Ministrit të Brendshëm, Drejtorit të Shërbimit
informativ Shtetëror, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe
prokurorit të Përgjithshëm”./BW/