Mbledhja e jashtëzakonshme e Akademisë, Gjinushi nuk lejon mediat ta japin live

427
Sigal

Akademia e Shkencave po mban sot një mbledhje të jashtëzakonshme, ku do të diskutohet lidhur me dekretin e presidentit Meta, për mos të emëruar në postin e kryetarit të këtij insitucioni, Skënder Gjinushin.

Për shkaqe të pashpjegueshme, kjo mbledhje po zhvillohet pa praninë e kamerave, pavarësisht kërkesës së akademikut Artan Fuga për lejimin e mediave brenda sallës.

Fuga insistoi që ishte absurde që kjo mbledhje të zhvillohej me dyer të mbyllura, po kërkesa e tij nuk u morr parasysh.