Mbledhja e grupit të PS/ Ruçi urdhër të prerë deputetëve: Të enjten të gjithë në parlament, asnjë udhëtim

565
Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste raportohet se për disa detaje në lidhje me mbledhjen, e cila sot u drejtua nga kreu i grupit, Gramoz Ruçi, në mungesë të kryeministrit, Edi Rama i cili është nisur për një vizitë zyrtare në Francë.
Kreu i grupit parlamentar u dha udhëzime të prera deputetëve të PS-së duke i ndaluar në mënyrë kategorike udhëtimet jashtë vendit këtë javë.

Në fokus të bisedës së grupit të PS, ishte seanca parlamentare e së enjtes ku pritet të miratohen disa ligje që vijnë nga paketa e Reformës në Drejtësi.

Mësohet se Ruçi kërkoi praninë e të gjithë deputetëve të PS të enjten në parlament për miratimin e ligjeve që kërkojnë 3/5, për të shmangur rrezikun e mungesës së votave.

Në fund të mbledhjes, foli edhe deputeti Taulant Balla i cili tha se zgjedhjet në Kavajë do të zhvillohen edhe nëse opozita nuk merr pjesë.

“PS do të marrë pjesë në zgjedhjet në Kavajë edhe pa opozitën. Shumica i ka votat e nevojshme për implementimin e ligjeve. Gjithashtu qeveria është e gatshme për të diskutuar rreth çdo gjëje me opozitën,” tha Balla në dalje të selisë së PS.
Sigal