Mbledhja e grupit – Komisionet e vettingut, PS s’ka vendosur ende për emrat që do propozojë

474
Partia Socialiste nuk ka vendosur ende për emrat që do të propozojë për Komisionet e vettingut.

Mbledhja e grupit parlamentar në selinë rozë nuk solli ndonjë produkt në këtë drejtim.

Kre i Kuvendit Ilir Meta u është drejtuar me një letër krerëve të grupeve parlamentare, përmes së cilës kërkon të dorëzohen propozimet për emrat e komisioneve të Vettingut.

Afati për dorëzimin e tyre është ora 16:00 e ditës së sotme, dy ore para nisjes së seancës së jashtëzakonshme parlamentare.
Parlamenti mblidhet në orën 18: 00 për të votuar dy projektvendime.
Sigal