Mbledhja e firmave në Dibër shkakton debate në KQZ, largohen anëtarët e djathtë

63
Debatet mes anëtarëve të djathtë dhe atyre të majtë janë bërë shkak për ndërprerjen e mbledhjes së sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Mbledhja e firmave në Dibër është bërë shkak për debate, fillimisht mes nënkryetarit të KQZ-së me përfaqësuesin e PD. 
Hysen Osmanaj ka hedhur akuza mbi KQZ se “po punohet me dy standarde”. “Këto që po ndodhin janë banalitete. Vazhdojini vetë diskutimet, ku të doni. Ju jeni duke punuar me dy standarde”, tha Hysen Osmanaj. 
Kryetarja e KQZ, Lefterie Luzi, ndërpreu për 15 minuta mbledhjen, por debatet vijuan, gjë që çoi në largimin e tre anëtarëve të djathtë në KQZ.