Mbledhja e deputetëve në kryeministri, reagon LSI

556
Kryeministri Edi Rama mblodhi ditën e djeshme deputetët dhe kryetarët e bashkive që drejtohen nga e majta në godinën e kryeministrisë. Kjo mbledhje ndonëse nuk është diskutuar për nga mesazhet që dha, ka marrë kritika për vendin ku u mbajt. Reagimi i parë erdhi nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ka qenë deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj me një status në Facebook, e cila e ka cilësuar të paligjshme dhe të pamoralshme këtë mbledhje të Partisë Socialiste në Kryeministri. Sipas saj ky është një abuzim me pushtetin. “Kryeministri po bën mbledhje të PS-së në kryeministri. E paligjshme, e pamoralshme, e padrejtë. Abuzim me pushtetin! Kjo nuk është Shqipëria që duam”, shkruan Mehmetaj.
Sigal