Mbi 230 media ndërkombëtare jehonë vendimit të Metës për shfuqizimin e zgjedhjeve lokale

165

Vendimi dinjtoz i Presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit, për të shmangur konfliktin civil, ka marrë jehonë të madhe në shtypin botëror.

Deri tani janë 243 media serioze botërore, të cilat i kanë bërë jehonë vendimit të presidentit shqiptar Ilir Meta. ‘New York Times’, ‘Washington Post’, ‘Abc’, ‘AP’, ‘Daily Mail’, etj i kanë bërë jehonë vendimit të presidentit Meta.

Në artikujt e tyre, gazetat në fjalë shprehen ndër të tjera se, ky vendim kërkon shmangien e konfliktit politik dhe social në Shqipëri.

Ndërsa BBC ka bërë një artikull me titull: “Presidenti i Shqipërisë anulon zgjedhjet vendore në mes të protestave”. “Presidenti Meta u bëri thirrje liderëve të opozitës të zhvillojnë protesta në mënyrë krejtësisht paqësore. Shtetet anëtare të BR do të votojnë në javët e ardhshme, nëse do të hapin negociatat me këtë shtet ballkanik”.

Artikulli i plotë:

“Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka anuluar zgjedhjet vendore pas disa muajsh protestash antiqeveritare. Meta tha se situata politike në Shqipëri nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta, të planifikuara për t’u mbajtur më 30 qershor. Ky lajm erdhi pak para se protestuesit, disa prej të cilëve kishin hedhur bomba tymuese dhe fishekzjarre jashtë godinës së parlamentit në kryeqytetin e vendit Tiranë, të shpërndaheshin nga Policia me gaz lotsjellës.

Protestuesit kërkojnë që kryeministri Edi Rama të largohet. Grupet opozitare e akuzojnë atë për mashtrim zgjedhor dhe korrupsion dhe kanë bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme. Ata gjithashtu kërkojnë krijimin e një qeverie tranzitore dhe kanë refuzuar të negociojnë me kryeministrin. Lulzim Basha, lideri i Partisë Demokratike opozitare, i ka bërë thirrje protestuesve të vazhdojnë derisa Rama të japë dorëheqjen. Ai u tha mijëra mbështetësve në Tiranë se vendimi i Presidentit për anulimin e zgjedhjeve ishte “rezultati i parë i betejës sonë kundër Edi Ramës”. Partitë opozitare i kishin bojkotuar zgjedhjet.

Megjithatë, Rama, që e ka qeverisur vendin që nga 2013, tha më vonë se zgjedhjet vendore nuk do të anullohen. Bashkësia ndërkombëtare ka bërë thirrje që partitë politike shqiptare të qëndrojnë larg dhunës dhe të hapin dialogun. Shumë figura, përfshirë Presidentin Meta kanë thënë se ndarja politike e vazhdueshme kërcënon aspiratën e Shqipërisë për t’iu bashkuar BE-së.

Në një deklaratë të shtunën, Presidenti Meta u bëri thirrje liderëve të opozitës të zhvillojnë protesta në mënyrë krejtësisht paqesore. Shtete anëtare të BE do të votojnë në javët e ardhshme, nëse do të hapin negociatat me këtë shtet ballkanik.