Mbetet në burg biznesmeni i patentave të Saimir Tahirit

674
Gjykata e Krimeve të Rënda la në arrest me burg Orest Sotën, që akuzohet për katër vepra penale: pastrim parash, fshehje e të ardhurave, kundërshtim i policisë dhe drejtim mjeti në gjendje të parregullt. Prokurorët i thanë gjykatës se 863 mijë eurot e sekuestruara në makinë ka dyshime që i përkasin ish-ministrit Saimir Tahiri. Ka dyshime, thanë dy prokurorët, se kjo valutë është përfituar nga ish-ministri nga aktivitete të paligjshme. Prokurorët shpjeguan se Orest Sota u arrestua pasi i kishte ikur një postblloku të Policisë së Elbasanit, ndërkohë që në mjetin me të cilin udhëtonte u gjetën 863 mijë euro, mes tyre edhe 250 euro false, si dhe dy patenta të ish-ministrit Tahiri. Avokatët e Orest Sotës i thanë Gjykatës se posedojnë dokumente që vërtetojnë bashkëpunimin financiar mes kompanisë “Kurum” dhe shoqërisë “Ikona”.
Sigal