Mbështeti hapjen e negociatave për Shqipërinë, Basha falënderon kreun e ‘Junge Union’ të CDU

204
Kryetari i Forumit Rinor të CDU, Paul Ziemiak, mbështeti dje në Bundestag, hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë. Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i pranishëm në seancën e vështirë dëgjimore, ku priste të ndeshej me shumë skepticizëm, e ka falënderuar z. Ziemiak në emër të opozitës shqiptare dhe të rinjve shqiptare. “Jemi këtu me z.Paul Ziemiak, – rrëfen Basha në video live nga Berlini, – i cili është anëtar i komisionit për Çështjet Evropiane dhe Çështjet e Jashtme, po kështu kryetar i Forumit Rinor të CDU, “Junge Union”, i cili është një nga mbështetësit më të fuqishëm të Shqipërisë dhe Rinisë Shqiptare. E falënderoj për ndihmën që na dha sot në këtë mbledhje të vështirë të Komisionit për të bindur anëtarët e Komisionit, anëtarët e CDU dhe CSU për një votë pozitive për negociatat si një kontribut për të shtuar presionin ndaj qeverisë në raport me demokracisë, shtetin ligjor, luftën kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit, reformën në drejtësi, reformën zgjedhore. Pra, për të ndihmuar përmes presionit të shtuar në arritjen e objektivave evropiane që ka opozita, PD-ja, rinia e PD-së dhe rinia shqiptare.