Mbërrin në Kuvend, kërkesa e Prokurorisë për heqjen e imunitetit për Prengën

400
Prokuroria e Përgjithshme i kërkon Kuvendit të Shqipërisë autorizimin për arrestimin e deputetit socialist Armando Prenga, i dyshuar për konsumimin e elementëve të veprave penale; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Kanosje”, të parashikuara nga nenet 278/4, 88, 84 e 25 të Kodit Penal.
Kërkesa u dorëzua mesditën e 6 shtatorit 2015. 
Argumentimi i Kryeprokurorit 
Në kërkesën drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, është shprehur se, nga provat e administruara deri në këtë fazë të hetimit, rezulton se deputeti Prenga dyshohet se ka konsumuar elementët e veprave penale të sipërcituara gjatë një konflikti me disa shtetas të tjerë, ngjarje e ndodhur në mesnatën ndërmjet data 04.09.2015-05.09.2015, në qytetin e Laçit.
Gjithashtu, në kërkesën për autorizimin e arrestimit, theksohet gjithashtu se deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Armando Prenga dyshohet se ka kryer vepra penale me rrezikshmëri të theksuar shoqërore dhe që parashikohen si krim nga Kodi Penal.
Në bazë të veprimeve të deritanishme hetimore, Prokuroria e Përgjithshme ka krijuar dyshimet e arsyeshme për kryerjen e veprave penale nga ana e deputetit Prenga, në bazë të argumentave si më poshtë:
– Me veprimin e tij të mbajtjes dhe përdorimit të armës së zjarri tip pistoletë, armë kjo tjetër nga ajo për të cilin është pajisur me leje nga organet kompetente, gjatë konfliktit të ndodhur në mjedisin publik para Komisariatit të Policisë Laç, deputeti Armando Prenga ka konsumuar elementët e veprës penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/4 Kodit Penal.
– Me veprimin e tij të dëmtimit me armë të shëndetit të shtetasit T.C, duke qëlluar mbi të, deputeti Armando Prenga ka konsumuar elementët e veprës penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i K.Penal.
– Me veprimin e tij të nxjerrjes dhe drejtimit të armës ndaj shtetasve që shoqëronin shtetasin GJ.C. para Komisariatit të Policisë Kurbin, me bashkëpunimin e disa shtetasve të tjerë, deputeti Armando Prenga ka konsumuar elementët e veprës penale “Kanosje”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 84 e 25 i K.Penal
Për këtë arsye, me qëllim për t’i hapur rrugë një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm nga Prokuroria, bazuar në nenin 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nenin 288 të Kodit të Procedurës Penale, kërkohet nga Kuvendi i Shqipërisë dhënia e autorizimit për arrestimin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Armando Prenga.
Pritet mbledhja e Keshillit te Mandateve –Sipas burimeve Kuvendi do ta mbledhë që sot pasdite Këshillin e Mandateve në mënyrë që pasditen e së hënës në orën 17:00, kur do të hapet sesioni i ri të votohet kërkesa e Këshillit të Mandateve për deputetin socialist.
Deputeti i Partisë Socialiste Armando Prenga u arrestua mëngjesin e 5 shtatorit 2015, nën akuzën e “plagosjes së rëndë, me dashje”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosje serioze për vrasje”. Deputeti është njëri prej 6 të arrestuarve në flagrancë pas një përplasjeje me armë zjarri e mjete të ftohta mes disa pjesëtarëve të familjes Cali dhe familjes Prenga, që ndodhi mbrëmjen e 4 shtatorit dhe përfundoi me 7 të plagosur. Mes të plagosurve ishte dhe i vëllai Eduard Prenga. Përleshja nisi në Patok për të vijuar përpara komisariatit të Laçit
Sipas Rregullores së Kuvendit brenda dy ditësh nga njoftimi i Kryetarit të Kuvendit mblidhet këshilli për Rreguloren, Mandatet dhe Imunitetin i cili duhet të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme, por
Por mund edhe të hedhë poshtë kërkesën e prokurorisë, nëse nuk ka vend për procedim dhe të vendosë heqjen e masën së ndalimin apo të arrestit në flagrancë.
Sipas rregullores së Kuvendit në seancën e këshillit të Mandateve që shqyrton kërkesën e Prokurorisë mund të jetë i pranishëm deputeti nën akuzë, ose të përfaqësohet nga avokati i tij.
Ky është rasti i parë i arrestimit në flagrancë të një deputeti në vendin tonë. Rreth 5 muaj më parë Kuvendi miratoi kërkesën për arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku.
Sigal