Mbërrijnë banorët e Astirit, me jelekë dhe vuvuzela

415
Sigal

Ashtu siç ndodhi edhe të shtunën e kaluar më datë 16 shkurt, në protestën që u zhvillua para Kryeministrisë, banorët e Astirit u janë bashkuar protestës së sotme të opozitës në stilin e tyre të vecantë.

Ata dallojnë nga protestuesit e tjerë pasi në thelb e kanë një kauzë, por edhe nga veshja dhe nga marshimi i tyre tipik nëpër qytet, nga Astiri tek vendi ku protestohet.

Ata kundërshtojnë me forcë projektin e ri të Unazës që rrezikon prishjen e shtëpive të tyre. Ata janë më të zemëruar, më të zhurmshëm, dhe më energjikë.

Banorët e Astirit janë nisur mëngjesin e sotëm drejt Parlamentit për t’u bashkuar me protestuesit e tjerë.