“Mbaj gojën” pedagogu përplaset me Ramën: Jeni mashtures!

498
Sigal

Kryeministri Edi Rama i ftuar në ‘Opinon’ për të folur për protestën e studentëve është përplasur me pedagogun Mark Marku.

Marku ju ka drejtuar kryeministrit se studentët nuk negociojnë me të pasi është mashtreus dhe nuk ka përmbajtur premtimet elektorale për buxhetin që kishte premtuar.

Debati

Mark Marku: Studentët nuk negociojnë me ju se jeni mashtrues! Sdi çfarë fjale të përdor tjetër, përderisa ske përmbushur premtimin.

Edi Rama: Mos më thuaj mua mashtrues.

Mark Marku: Po të them, ti dhe qeveria ime jeni mashtrues. Keni hequr fondet e pagave për pedagogët. Keni deklaruar se do e bëni buxhetin e arsimit 5 për qind, Karta jeshile e studentit, e premtuar, nuk përmendet më.