Mbahet në Tiranë Asambleja Parlamentare e NATO-s

412
Sesioni i Pranverës i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i organizuar nën kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë, pritet të nisë këtë të shtunë punimet e saj në Tiranë. Takimi i rëndësishëm do të zhvillohet tek Pallati i Kongreseve. Ky takim, që mbahet për herë të parë në Shqipëri, bën bashkë rreth 260 parlamentarë nga 28 vendet anëtare të NATO-s, nga Amerika e Veriut dhe Evropa, si dhe delegatë nga vendet partnere dhe vëzhgues, që do të diskutojnë çështjet e sigurisë ndërkombëtare aktuale. NATO do të jetë në Shqipëri për 3 ditë, ku do të diskutohet për çështje të rëndësishme. Sesioni i Pranverës i Asamblesë së Aleancës do të rishikojë mënyrën se si NATO i përgjigjet nivelit të sfidave me të cilat përballen aleatet dhe prej nga burojnë ato, veç të tjerash, çështja e Rusisë, terrorizmi, konflikti i vazhdueshëm në Irak dhe Siri, migrimi masiv dhe përhapja e raketave dhe armëve të shkatërrimit në masë.
Sigal