Mazhoranca zbardh “Kërkesat” për kreun e KLSH

535
Sigal

Pas rrëzimit të kandidaturave të propozuara nga Presidenti, Tao Tao përcakton si kriter që kryetari i KLSH-së duhet të ketë qenë i dënuar jashtë vendit për trafik droge, prostitucioni, vjedhje banesash dhe me diplomë të shkollës së lartë pa bërë fare të mesmen

Mazhoranca shkatërroi Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, ka peng kryeprokuroren, po bllokon edhe KLSH

Rilindja zbardh “kërkesat” për kreun e KLSH-së: Duhet të jetë i dënuar për trafiqe

Parlamenti rrëzoi edhe kandidaturën e tretë, atë të Petraq Milos, i propozuar nga Presidenti i Republikës për kryetarin e KLSH. Petraq Milo, një nga ekspertët më të mirë të Ekonomisë, anëtar në shumë institucione të huaja, pa pjesëmarrje politike, rrëzohet nga mazhoranca me argumente tërësisht të politizuara, sikurse u rrëzuan edhe kandidaturat e para; Vitore Tusha dhe Bahri Shaqiri. Në fakt, mazhoranca i rrëzon kandidaturat për kreun e KLSH, sepse asnjë nga këto kandidatura nuk është dënuar për trafiqe drogash, nuk ka inspektuar me helikopter plantacionet me hashash nëpër Shqipëri, nuk ka përfituar koncesione dhe tenderë publikë, nuk ka miqësi me shefat e lartë të “Tepsisë” së qeverisjes. Zëdhënësi i Presidentit Meta, Blushi, i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili tha sot në Kuvend, se kandidaturat e Metës janë të papërshtatshme. Zëdhënësi i Presidencës shkruan: “Tao Tao ka të drejtë që kandidaturat e propozuara nga Presidenti Meta për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit janë të papërshtatshme, pasi asnjë prej tyre nuk ka qenë i dënuar më parë jashtë vendit për trafik droge, trafik prostitucioni apo vjedhje banesash. Po kështu asnjë prej tyre nuk e ka marrë diplomën e shkollës së lartë, pa bërë fare të mesmen. Presidenti Meta është i paaftë të propozojë kandidatë me rekorde kaq pozitive që do garantonin hapjen e negociatave, në 18 tetor 2019, me ovacione nga të gjitha vendet anëtare”.