Mazhoranca rrëzon dekretin e presidentit për Buxhetin, Ahmetaj: Meta duhet të kërkonte dialog

441
Sigal

Mbledhja e sotme e Komisionit të Ekonomisë, vetëm me deputetët e mazhorancës, ka vendosur që të rrëzojë dekretin e presidentit Meta për Buxhetin e vitit 2019-të.

Ministri Arben Ahmetaj deklaroi në komision se Presidenti duhet të kërkonte dialog mes studentëve dhe qeverisë dhe jo të kthente buxhetin, pasi sipas tij kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e shtetit shqiptar.

“Presidenti është mundur që të ketë një kontribut duke kthyer buxhetin. Besoj që një kontribut më i madh sesa të kthehesh buxhetin, që është i furnizuar me të gjitha shumat për arsimin e lartë, do të ishte që të kërkonte edhe ai dialog mes studentëve dhe qeverisë.

Ne mbështesim kërkesat e studentëve i konsiderojmë legjitime në kushtet që duhen përmirësuar, uljes së tarifave, por sigurisht që qeveria është duke pritur me padurim studentët që të ulen për të dialoguar. Dekreti është kthyer pa referuar asnjë detaj, në aspektin e financimit të arsimit apo kërkesë specifike. Praktikisht e ka kthyer buxhetin në parim. Cdo refuzim ndaj dialogut është ti bësh një tradhti kauzës së studentëve” tha Ahmetaj.