Mazhoranca-opozitë draft të përbashkët për dekriminalizimin, Balla: Sa më pak ndryshime kushtetuese

442
Mazhoranca dhe opozita janë në një proçes komunikimi për të dalë sëbashku me një tekst të përbashkët për dekriminalizimin.
Deputeti socialist, njëherësh edhe nënkryetar i Komisionit të Posaçëm për Dekriminalizimin, Taulant Balla, tha se dallime ka edhe sa i takon ndërhyrjeve kushtetuese.
Opozita është për ndryshimin e 17 neneve, ndërsa mazhoranca për më pak.
Balla: “Mazhoranca është thënë shumë qartë, ne duam që në këtë sesion parlamentar, në shtator-tetor të mundësonim që Kuvendi të miratonte një paketë për të legjitimuar çdo të zgjedhur apo funksionar publik në funksion të adresimit të çështjes së verifikimit të rekordeve kriminale për këdo. Kështuqë projektligji i miratuar në qeveri por edhe një projekt i propozuar nga ana e opozitës duhen parë, duhet shqyrtuar sepse në terësi ka shumë çështje që na bashkojnë.
Ka disa çështje të cilat unë përsëri mendoj që janë disa artifica që nuk prekin thelbin e projektligjit, të cilat bëjnë dhe dallimet. Kam bindjet se në komunikimin e rivendosur do të arrijmë që përmes komisionit dhe mekanizmave të tjerë parlemantarëv të mundësojmë që të kemi një projektligj të përbashkët. Procesi është i tillë që përfshin dy hapa, hapi i parë janë ndryshimet kushteteuese, disa çelësa që duhen hapur në Kushtetutë që ligji më pas të hyjë në fuqi. Është e pamundur të bësh një ligj për legjitimitetin e të zgjedhurve dhe funksionarëve publikë nëse nuk bën ndryshimet kushtetuese.
Në këtë fazë kemi dallime shumë të ndryshme, por janë të teknikës legjislative në aspektin sesi ata mendojnë se duhen ndryshuar 17 nene, ne mendojmë më pak. Ata që janë marrë sadopak me ndryshime kushtetuese janë partizanë të sa më pak ndryshimeve kushtetuese. Sa më pak ndryshime kushtetuese aq më mirë, por sigurisht çelësat duhen hapur. Më pas vjen faza e dy projektligjive, ai i ardhur nga qeveria dhe propozimi i opozitës. Jemi në një proçes komunikimi dhe mendoj se shumë shpejt do kemi të mundur të gjejmë një tekst të përbashkët që do të mundësojë miratimin me konsensus në Kuvend të dy fazave”.
I pyetur nga gazetarët nëse kjo është një tërheqje nga ana e mazhorancës, Balla u përgjigj:
Balla: “Nëse vihet me propozime allashqiptarshe, që janë propozime budallallë që bëjnë qesharak gjithë proçesin. Shpresoj dhe besoj që të dyja projektligjet do ti sjellim në formë të gjithëpranuar”.
Balla mohoi të ketë ndarje qëndrimesh mes aleatëve PS-LSI, por la të kuptohet se kërkesa e opozitës për marrjen e shenjave te gishtërinjve për personat që kërkojne të kandidojne nuk do të merret në konsideratë.
Balla: “Ka një paketë,e cila ka dy elementë thelbësorë, elementët e çelësave kushtetues dhe elementët e rregullimit ligjor që bën ligji i propozuar nga qeveria. Proçedura parlamentare dhe Kushtetuta të drejtën e propozimeve dhe ndryshimeve kushtetuese nuk ja jep një institucioni tjetër përveç firmave të 28 deputetëve. Mazhoranca ka një qëndrim të përbashkët, që ne duam që këtë proçes ta bëjmë bashkë dhe në mënyrë të menjëhershme. Të heqim dorë nga disa propozime që nuk kanë lidhje fare me procesin por janë thjesht arnime allashqiptarshe. Çështje që vonojnë procesin dhe e bëjnë qesharak në sy të shqiptarëve dhe gjithë botës nuk do të përfshihen në të. Por rritja e sferës së veprave të përfshira në proçesin e verifikimit, të kesh qenë i dënuar për shpërdorim detyre, korrupsion apo çdo vepër kriminale, harroje se mund të jesh më deputet apo funksional i lartë publik në këtë vend. Shqipëria e ka zgjidhur edhe problemin e identitetit me kartën e identitetit”.
Sigal