Mazhoranca lë në kalendar largimin e Zgurit. Flet Kristaq Kume: Pse nuk duhet ndërhyrë te Komisioni

655
Shkarkimi i Zgurit, Kume: Më e mira, të mos ndërhyhet në përbërjen e KQZ
Qeveria duket se nuk e ka marrë seriozisht kërkesën e Taulant Ballës për të shkarkuar kreun e KQZ, kërkohet dialog për t’iu përmbajtur marrëveshjes së 18 majit 
Nisma e Mazhorancës për të shkarkuar Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri, nuk arri të shkoj deri në fund. I iniciuar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla dhe mbështetur nga pjesa tjetër e deputetëve të kësaj force politike, ajo arriti të futej edhe në kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit. Bëhet fjalë për mbledhjen e kryetarëve të bërë para nisjes së punimeve të seancës plenare në datë 30 nëntor. Pikërisht në këtë ditë, mazhoranca vendosi të fusë në kalendar vetëm nismën për shkarkimin e Zgurit, ndërsa nuk parashikoi në të zëvendësimin e kryeprokurorit Adriatik Llalla, të cilit i mbaron mandati sot. Por ndërsa Llalla duket se do të vazhdojë të drejtorë organin e hetimit me bekimin e mazhorancës në heshtje, KQZ nga ana tjetër po shkon drejt të të njëjtit fat. Pas shumë diskutimesh, kreu i qeverisë Edi Rama, deklaroi në fund të seancës së 30 nëntorit, se nuk do të shqyrtonte kërkesën për shkarkimin e Zgurit. Kjo deklaratë dukej e papritur në një kohë, që para saj ishte bërë një zhurmë e madhe, dhe vet Rama kishte deklaruar, se për aq kohë sa Zguri ishte prodhim i marrëveshjes së 18 majit, atëherë ai do të duhej të largohej bashkë me të tjerët. Megjithatë, ekspertët e konsideruan kërkesën për shkarkimin e tij të pamotivuar dhe të pambështetur në ligj. Sipas ekspertëve, propozimin për shkarkimin e kreut të KQZ-së e ka vetëm ky organ, pasi më parë te jetë konstatuar baza ligjore. Por, ndërsa kemi arritur në këtë pikë, ekspertët e kësaj fushe, kanë mendimin se e gjitha kjo që shihet se po bëjnë forcat politike, në fakt duhet të ishte bërë me kohë për KQZ-në. Ish-kreu i këtij institucioni Kristaq Kume, shprehet për “Telegraf” se në fakt, Rama kërkon të hyjë në dialog me bashin me qëllim që çështja Zguri, të trajtohet në bazë të marrëveshjes së 18 majit. Sipas Kumes, nëse marrëveshja merr fund edhe Zguri ka të njëjtin fat. Por më tej ai thotë, se partitë politike nuk kanë pse ndërhyjnë në përbërje e KQZ-së.
Zoti Kume, pse mendoni se u tërhoq nga shkarkimi i kreut të KQZ-së mazhoranca?
Është një prononcim i kryeministrit për të vazhduar dialogun, nëse palët janë dakord të vazhdojnë dhe të respektojnë marrëveshjen e 18 majit. Në funksion të këtij qëndrimi të tyre të gjejnë rrugët për të mos e ndërprerë mandatin. Është një ftesë që kryeministri i ka bërë nëpërmjet foltores së Kuvendit të Shqipërisë për të diskutuar me njëri-tjetrin si dy forca politike, për të gjetur rrugë dhe mundësi që të vazhdojnë me të njëjtën frymë bashkëpunimi si ajo që prodhoi marrëveshja e majit.
Nuk ka pasur proces nga Kuvendi përveç deklaratave të kreu i grupit të parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Çfarë mendoni se do të arrihet pas kësaj deklarate?
Ajo që thuhet të gjejmë mundësi që të vazhdojmë të punojmë së bashku. Se çfarë do arrihet nuk dihet.

A mendoni se PS mund të ketë pasur presionin e ndërkombëtarëve?
Nuk shoh ndonjë lidhje midis interesit të tyre për zhvillime të fokusuara prej tyre në Shqipëri. Ata janë të fokusuar më tepër tek reforma në drejtësi.
Sepse në fund të fundit dhe nëse zgjidhet si do njëra palë apo siç mund të bien dakord të dyja palët, ndryshon përbërja e KQZ-zë apo mbetet kjo që është tani, efektet e një ndryshimi të tillë nuk është se janë ato që mund të kushtëzojnë rrjedhën e zhvillimeve politike. Në një kohë, kur gjithçka që mund të bëhet në kuadër të reformës zgjedhore, artificat që mund të përdorin ato për ta penguar apo mbështetur, besoj se kjo është në fokusin edhe të monitorimit të ndërkombëtarëve. 
Mund të ndikojë kjo çështje në ecurinë normale të Reformës Zgjedhore?
Nuk them do të jetë kjo çështje ajo që mund të ndikojë edhe në ecurinë normale apo jo të reformës zgjedhore. Raporti dhe të gjithë raportet nuk merrem me mënyrën sesi një anëtarë apo kryetar e ka administruar çështjen. Kështu që, për ta nuk ka fare rëndësi. 
A do ketë këtë zgjidhje balanca, nëse qëndrojmë në të njëjtën përbërje edhe nëse palët bien dakord për të zbatuar marrëveshjen e 18 majit?
Balanca nuk zgjidhet. 

Çfarë duhet bërë? 
Më e mira që duhet bërë është të largohemi fare nga parimi i ndërtimit të komisionit dhe administratës zgjedhore. Kjo është ajo ku duhet të shkojmë. Puna dhe proceset kanë treguar se nuk mjafton, që të sigurojmë balancat politike dhe pas kësaj të mos kemi procese zgjedhore të anatemuara. Edhe, nëse do ndërtohet sipas parimit që ndërtohet administrata publike, kjo nuk e bën të pamundur ndërhyrjen, por e ngushton në mënyrë të ndjeshme mundësinë e forcave politike për të keqpërdorur administratën zgjedhore. Për mua ka probleme shumë më tepër të rëndësishme sot që duhen trajtuar sesa problemi që lidhet me KQZ dhe, me sa shoh unë, po përdoret ndoshta si një mundësi për të konverguar palët në zgjidhje me të mira të tjera të përbashkëta. Problemi që po trajtohet, po përdoret si rrugë për të gjetur gjuhën e përbashkët për atë se çfarë duhet të zgjidhin ata dhe, ashtu si duhen ta zgjidhin. 
Sigal