Mazhoranca braktis komisionin hetimor: Jemi të fyer nga Noka

398
Sigal

Deputetët e maxhorancës janë larguar nga komisioni hetimor për pajisjen e IMSI Catcher.

Para se të largohen deputetët e maxhorancës thanë se ky veprim ishte ndërmarrë si veprim pas ofendimit që kryetari i këtij komisioni, Flamur Noka kishte bërë ndaj kryetarit të komisionit të sigurisë Spartak Braho.

Pjerin Ndreu: “Jemi shumë të fyer nga qëndrimi që mbajte. Ofendove me zhargon të ulët kryetarin e komisionit

Deputetët e PD-së thonë se shumica kërkon të sabotojë komisionin

Debati në komisionin hetimor

Paulin Stërkaj: Ju nuk keni ofenduar ministrin, por kryetarin e Komisionit të Sigurisë, një burrë në moshë. Ne jemi të mërzitur si po trajton edhe mikrofonin tënd. Ju ju është dhënë e drejta. Ti s’ke me të drejtë për të gjykuar dhe drejtuar këtë seancë.

Flamur Noka: Për çfarë arsye?

Paulin Stërkaj: Sjellja jotë na ka befasuar

Flamur Noka: Paulin më vjen keq. Për një cështje kaq të rëndësishme, ju thotë ministri ik se skam punë tjetër….ne nuk jemi për tu marrë me histori të njëri-tjetrit, por me çështjë të rëndësishme. Nuk mundet jo ministri, as kryeministri por askush nuk mund të tallet më qytetarët. Ju nuk ju llogarit fare, por ne si opozitë ekzistojmë.

Paulin Stërkaj: A ke mundësi të na dëgjosh? Ne e çmojmë jo të drejtë për të vazhduar me këtë komision.

Flamur Noka: Ka një Byro që merr vendim. Ju mund të kërkoni edhe pushkatim ore.

Pjerin Ndreu: Ne do të therrasim të gjitha institucionit, edhe ministrin Tahiri. Megjithatë sot unë të kërkoj që sot të anulohet mbledhja, ne jemi të fyer nga sjellja juaj.

Flamur Noka: Ministri ju trajtoi sikur nuk ekzistoni.