Maxhoranca dhe opozita nuk gjejnë dakordësinë për ndarjen territoriale

461
Sigal

Shumica e njësive vendore nuk ofrojnë shërbime, por edhe ato që ofrojnë i bëjnë jo në cilësinë e duhur

Çështja për reformën administrativo-territoriale, ditët e fundit ka qenë një ndër kauzat më të rëndësishme dhe më të diskutuara, e cila ka hapur jo pakë debate jo vetëm midis pushtetarëve, por edhe mediatike. Këtu nuk kanë munguar dhe akuzat dhe kundër akuzat e bëra midis maxhorancës dhe opozitës. Kriter i kësaj çështje ishte besueshmëria. Ditën e djeshme është nënshkruar projekti “Star” i asistencës teknike që do të mbështesë këtë reformë.  Në mbledhjen me dyer të mbyllura të konferencës së kryetarëve, maxhoranca nuk ka arritur të marrë dakordësinë e opozitës lidhur me propozimin e nismës së tyre për krijimin e komisionit të posaçëm për reformën administrativo-territoriale.

 Ilir Meta, mosarritja e konsensusit për arsye të tjera politike

 Në përfundim të mbledhjes kreu i Parlamentit, Ilir Meta, shprehu keqardhjen lidhur me qëndrimin e opozitës, duke i argumentuar pretendimet e saj si politike dhe jo të lidhura me reformën. “Është për të ardhur keq që edhe pas kaq ditësh nuk u arrit konsensusi, jo për përmbajtjen e projektvendimit as mosdakordësinë për reformën administrative-territoriale, por për arsye të tjera të karakterit politik”,-u shpreh z. Meta. Në vijim të fjalisë kreu i Kuvendit përshëndeti angazhimin e partnerëve ndërkombëtarë, që ndajnë të njëjtën bindje se nuk mund të ofrohen shërbime për qytetarët me këtë organizim që ka pushteti vendor. Sipas tij, vendi sot ka të njëjtën ndarje administrativo-territoriale sikur 22 vite më parë. Ndërkohë që, lëvizjet demografike kanë qenë të jashtëzakonshme dhe nuk reflektohet në strukturën sotme. Shumica e njësive vendore nuk ofrojnë shërbime, por edhe ato që ofrojnë i bëjnë jo në cilësinë e duhur. Nisur nga nevoja emergjente që ka vendi për këtë reformë, Meta tha se çdo vonesë në këtë drejtim do të ishte një kosto për qytetarët. “Jemi të vendosur për të mos e humbur durimin, për të mos humbur konsensusin dhe duhet vlerësuar dhe këmbëngulja jonë deri sa nuk ka arsye për të bllokuar këtë reformë kaq të rëndësishme. Me depozitimin e kërkesës, Parlamenti është përfshirë, nuk do humbasim durimin për të kërkuar konsensusin e opozitës, do ftoja të gjithë aktorët të vazhdojnë punën e tyre për të kontribuar në këtë proces”, përfundoi ai.

 Gramor Ruçi, opozita kushtëzon reformën administrativo-territoriale

 Gjithashtu, dhe kryetari i grupit parlamentar të socialistëve, Gramoz Ruç, i është bashkangjitur mendimit të Metës, duke theksuar se arsyetimet e opozitës ishin politike dhe me asnjë nga 10 pikat e projektvendimit nuk kontestoi asnjërën. “Opozita në qëndrimin e saj zyrtar, reformën administrative territoriale e kushtëzon me konsensusin dhe konsensus për ta do të thotë që maxhoranca të ndalë shkarkimet në administratë, të nisura këto pas aktit normativ të qeverise. Ky komision nuk parashikon vetëm maxhorancë. Ne jemi këtu që opozita të jetë e pranishme dhe ne do të përdorim të gjitha mjetet demokratike parlamentare që opozita të jetë pjesë e këtij zhvillimi. Mbetet për t’u parë qëndrimi në ditët që vijnë i opozitës, para seancës, pas seancës dhe gjatë seancës në ditët që vijnë”,- tha z.Ruçi. Por, lidhur me këtë çështje nuk kanë munduar dhe reagimet nga opozita. Menjëherë pas mbylljes së mbledhjes dhe daljes në media të maxhorancës, ka reaguar kreu i PD-së, Lulzim Basha.

 Lulzim Basha,

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në fjalën e tij theksoi se do t’i qëndrojë qëndrimit të mëparshëm për reformën territoriale, që procesi të garantojë konsensus. Sipas Bashës, as kryeministri, as Meta dhe as Ruçi nuk e përmendën këtë fjalë. Më tej Basha uroi që reforma administrative të shikohet si një mundësi e artë për rivendosjen e konsensusit. “Uroj që do ta shikojnë reformën administrative dhe ndikimin që ka si një mundësi të artë që të vendosin konsensusin. Rivendosja e konsensusit për ne do të thotë që të gjitha vendimit që nga ato me themelore që do ndiqen, reforma nuk është thjesht një vizatim në hartën e Shqipërisë, por ka impakt tek demokracia, e deri te akti i fundit të jenë konsensuale. Një konsensus i gjerë politik mes maxhorancës dhe opozitës”,-u shpreh Basha. Gjatë konferencës për shtyp kreu i PS-s tha se maxhoranca i ka borxh opozitës rivendosjen e konsensusit që u prish në rastin e nëpunësit civil, ku ata u ulëm diskutuan, debatuan vetëm për ta parë ligjin e degraduar të 30 shtator. “Këtu është në lojë reputacioni i shqiptarëve dhe integrimi i vendit. Opozita ka vullnet për të marrë dhe plotësuar të gjitha detyrimet e saj në raport me reformat e vendit, me një dhe vetëm një parim, konsensus dhe rivendosje të konsensusit. Maxhoranca të japë konsensus dhe të sigurojë që këtë konsensus nuk do ta përdhosë”, përfundoi Basha.