Maxhoranca dërgon Leskajn e Sulin në Kushtetuese

439
Pas kushteve të vendosura nga Partia demokratike dhe pas presionit ndërkombëtar, veçanërisht atij amerikan, mazhoranca më në fund tështë tërhequr për rastet e papajtueshmërisë së mandateve të deputetëve Valentina Leskaj e Rakip Suli. Mazhoranca ka pranar t’i dërgojë kërkesat e opozitës në Gjykatën Kushtetuese, duke respektuar vendimin e dhënë nga kjo gjykatë për rastin e deputetit Koço Kokëdhima. Kryeministri Rama deklaroi në konferencën për shtyp me komisionerin Johanes Hahn se vendimi për rastin Kokëdhima nuk kishte lidhje me dy deputetët e tjerë. Por një javë më pas ai detyrohet të tërhiqet nga kjo deklaratë publike, pasi opozita e akuzoi se gënjeu në krah të zyrtarit të lartë të BE -së.
Sigal