Maturantet duhet te fitojne

618
Sigal

Nuk ka kapitulluar e majta ne arsim,
kapitulloi Rilindja as majtas as djathtas, as politik, as profesionist, as
privat as publik. 


Dr.Majlinda Keta


1.Në takimin e djeshëm,  Kryeministri Rama, ndërsa u ndje i trazuar nga
brohorimat e maturantëve protestues kundër 
mekanizmit të përzgjedhjes së parë të fituesve në universitete, në
sheshin para kryeministrisë,  i është
drejtuar maturantëve  ekselentë  të ftuar në sallën e kryeministrisë:  
“Ja e shikoni
ç’bëjnë, vijnë bërtasin. E morën vesh që ju jeni këtu dhe dëgjoni ç’bëjnë
jashtë”. Cili është komenti juaj?

 

Që Rama ka këtë lloj të folure me dasinë “ju” dhe “ata” nuk më bën përshtypje
pasi ka kohë që fjalori i tij në politikë ka degraduar dhe tani u mësuam me
gjetjen publike të ndarjes në bastione lufte dhe trajtimi i një lufte me kundërshtarët,
“qentë”, të karvanit që shkon përpara e sa herë që kritikohet, kundërshtohet
ajo çka ai apo ministrant e tij kanë ideuar. Por në rastin referues, por edhe përtej
këtij, shqetësim është cilësia e komunikimit të Kryeministrit të vendit me 18
vjeçarët e këtij vëndi, gjenerata e re, ku diskursi i tij bart rrezikshmëri për
gjëndjen mendore të të rinjve që nuk janë të bindur se shteti i ka dhënë barazi
përmes ligjit, bart rrezikshmëri për kohezionin mes të rinjve duke i kundërvënë
njëri me tjetrin, bart rrezikshmëri për këdo që përmes diskursit të Kryemistrit
a Ministrit të shtetit shqiptar kërkon të shohë pak nga shteti i së drejtës, drejtësia
sociale, kohezioni social apo cilësia e institucioneve demkratike në vend përkundrejt
të drejtave të të rinjve, të asaj për arsimim kryesisht. Të gjithë këto tregues
janë publikisht të korruptuara tashmë, në intervalin kohor të 10 ditëve të
fundit. Më vjen çudi si nuk po shprehen Ambasadorët e Plotfuqishëëm për këtë
devijancë të parametrave  të demokracisë
shqiptare në tërësi por për në veçanësi për atë program që ato e quajnë
“Angazhimi rinor kundër korrupsionit në vend”.


2.Ju e përcaktoni
prerazi që protestuesit janë pasojë e korruptimit të procesit përzgjedhës të
fituesve në universitetet shqiptarë nga Matura 2016?

 

Nëse ju i referoheni që akt korruptiv public quhet çdo veprim apo
mosveprim që si pasojë e lejimit të keqpërdorimit pushtetit nga një person i
vetëm, apo grup njerëzish, prishin standardet e barazisë para ligjit dhe përfitimit
nga ai unë do I përmbahesha këtij përcaktimi. Pse?

Së pari se përzgjedhja është tentuar të bëhet me ambicje për zbatim të
Ligjit të Ri për Arsimin e Lartë në Shqipëri,
kllonuar me Ligjin për
AParauniversitar të vjetër
, të
paamenduar,  për rolin e Maturës Shtetërore
si standard dalës nga sistemi apo hyrës në arsimin e lartë
;  shartuar me strukturën e vjetër të Agjensisë Kombëtare të Provimeve ndërsa ligji detyronte të ishte
formuar Qendra e Shërbimeve Arsimore(neni 9 I ligjit për AL);
shoqëruar me mosfunksionimin
e detyrimit ligjor, programor të këshillimit të karrierës
në çdo njësi arsimore parauniversitare; degjeneruar nga ndryshimet në
3 vite në programet mësimore të detyrueshme për të mos u prekur në  “kontratën kurrikulare”
që shteti duhet të garantojë për cilësinë e studimeve në arsimin e mesëm
të një fëmije në RSH; 
harbuar në ndikim negative për
çorientim të organizuar të cilësisë së mësimdhënies
nga lëvizjet dhe traumat e pajustifikueshme mbi mësues e drejtues në
arsimin e mesëm
përmes testimeve kombëtare mediokre dhe terrorizante në këto 3 vite të Rilindjes; çuar deri në kufijtë e absurdit nga “pezullimi” i
përgjegjësisë ndaj sistemit të kualifikimit dhe karrierës
për edukatorët dhe drejtuesit e arsimit në vend; për t’u varrosur nga
niveli mediokër i politkbërjes dhe administratës së politizuar në këto 3 vite
qeverisje; dhe
për t’u mallkuar për shkallën e dhimbshme të mosrealizimit të
komunikimit ndërinstitucional (të gjitha hallka të MES) po dhe me publikun
mbi çdo moment të asaj që ndodhte apo duhet të ndodhte sipas një
matrice zbatimi të Ligjit të Ri të Arsimit Të Lartë.

Kryeministri dhe Ministrja ta mbushin atë sallën e Kryeministrisë me të
gjithë këto aktorë dh eta fillojnë analizën mbi atë se ëfarë nuk bënë ndaj këtyre
maturantëve.

Se ishin gjithë këto faktorë të papërmbushur nga MES, institucionet nën
varësi të saj sot pasojat nuk duhej të binin as mbi maturantët as mbi shkollën
e lartë.


3. Zonja Keta, nuk dijnë të qeverisin,  nuk duan të qeverisin apo qeverisin me
interes për palë të treta përtej publikes?

Do preferoja të qëndroja tek e para pasi më vijnë më shumë argument
edhe nga analiza e shkaqeve pasi për 2 versionet e tjera përgjegjësit e kësaj
situate duhet të shkojnë para drejtësisë.

Në plan visual por edhe perceptim publik kompozimi i Ministrisë së
Arsimit dhe Sporteve nga Rilindja rezultoi të jetë e suksesshme për projektim
ndertim stadiumesh me shifra marramendëse më shumë se me rritje të buxhetit për
arsimin dhe aq e vërtetë ështe kjo sa edhe Kryeministri në argumentet e djeshme
ndërsa shpjegonte pse disa maturantë me mesatare tepër të lartë nuk kishin
fituar nga përzgjedhja 1 (si gjuhe llotobastesh)  krahasimin e bëri me Kombëtaren e Futbollit, pikët
në grup apo pikë avarazhet e Kobëtares tonë ndaj Europianit!!!!!!

Eddhe në këtë referencë Rama anashkaloi që rezultantja del në raport me
grupin dhe jo me seicilën kombëatre më vete. Ky diskurs nuk do I shkonte as Dukës
sëFederatës,  as Ramës basketbollist i
kahershëm e jo më Kryeministrit të vendit.

Kjo gjuhë cinike dhe lojcake në acarim me nervat e maturantëve është
kapaku që aty të bindte që po fliste Rama dhe jo Kryeministri i Maturantëve
2016, të pasigurt në të ardhmen e tyre në këtë vend.

Me sa duket, ndeshja shtet/qytetar kur shfrtëzohet sheshi para
Kryeministrisë mbetet gjithmonë me humbjen e qytetarit pasi e “shtyp” forca e
shtetit, nga e drejta e shtetarve për të mos kontrolluar atë që thonë
publikisht deri tek bërja apo zbatimi I keq I ligjeve të bëra prej tyre.

Në Shqipëri ka vdekur Agora e qytetarëve dhe e intelektualëve, është
dalldisur vetëm politika.  Ky pohim është
shumë i trishtë por i vërtetë.


4.Po opozita në çfarë pozicionimi është ndaj kësaj
situate?

Së pari, ajo ka tradhëtuar mundësinë ligjore që kishte për të përmirësuar
Ligjin e Arsimit të Lartë. Kjo është tradhëti që publiku, akademizmi dhe
edukimi si standard I mirëqënies së shqiptarëve do e paguajnë rëndë, për pak
vite. Ashtu siç po paguajmë për produketet e universiteteve kioska në kohën e të
djathtës në pushtet.
Së dyti,
ajo është e strukur në zë kundërshtues politik dhe këtë e depiston lehtazi ndërsa
nuk sheh asnjë ballafaqim të ish ministrave të arsimit që bënë Maturën Shtetërore,
me të mirat dhe të këqijat e saj) .
Së treti
opozitës nuk po i shquaj as ministrin e arsimit në hije pasi duhet të ketë
kuptuar që jemi në vitin elektoral. Kjo mungesë serioziteti për marrje përgjegjëzish
në mënyre konstante dhe përmbjtësore për reformat në arsim vret edhe shpresën për
zgjedhjen e një alternative tjetër politike. 
Ky është I njëjti gabim që bëri Partija Socialiste në opozitë dhe është
kjo gjëndje sot, ku deliri se me to filon historia e arsimit ka kaluar në
karagjozllëk dhe vetëvrasje.
Së katërti, por jo e fundit nga rëndësia, opozita të mos instrumentalizojë
protestat e maturantëve tani pasi ajo ka pjesë në këtë status tyren si viktima
të reformace alla mballoma politike ndërsa nuk fliste. Të ndërtojë startegji të
komunkimit public ku të fillojë me ndjesa dhe të marrë përgjegjshëmri
parlamentare dhe ligjbërëse për rregullimin e situatës.


5.A mund të rregullohet kjo gjëndje në një raund të dytë të përzgjedhjes?

Sigurisht që PO, dhe kjo fillon nga ikja në llogoret e mbrojtjes absurd
që bën Kryeministri dhe Minstrja e Arsimit. Duhet të krijohet një lëvizje
paralele me 4 dimensione;

1. Një Task Force ekspertësh për gjetjen e një formule që të mos jetë
funksionale për një grusht ekselentësh por të japë zgjidhje me interes publik
ashtu sic ligji do të donte. Kjo mbase do ishte edhe bërthama e Agjensisë së Shërbimeve
Arsimore.

2. Rishikimi i detyrimeve programore për konkurim në bazë të të dhënave
të maturantëve mes magazinës së të dhënave të Agjensisë Kombëtarë të Provimeve
dhe universiteteve e strukturave të tyre.

3. Marrja e inisiativës ligjore për rregullimet mes dy ligjeve të
niveleve të arsimit në vend, ku Parlamenti dhe MES duhet të sjellin platformën.

4. Shkrirja e disa Agjensive që edhe në këtë rast kanë treguar
joprofesionalizmin e tyre. Politika mund të kërkojë të fluturojnë të
pafluturueshmit por është detyrim I profesionistëve në agjensi dhe institucione
shtetërore që ti zbresin me këmbë në tokë dh eta bëjnë politikën vendore, jo
fluturake. Sa këto këto të punësuar nuk e bënë këtë le ti hapin vendin novatorëve
dhe kuarajozëve. Çdo dështim ka edhe një faturë që duhet paguar, përfshirë këtu
edhe ato pagesat e maturantëve që për të marrë drejtësi e barzi para ligjit, në
një process listues paguan 2000 lekë të reja në AKP, aty ku nuk e morën shërbimin.

Të gjitha këto nuk duan më shumë se 2 javë kohë. Prap do jemi më shpejt
se data e deklaruar nga Kryeministri !!!!


6.A mund të themi që ky ishte një dështim i programit të majtë për
arsimin në vend?

Kjo histori e fundit dhe të tjera para saj nga MES nuk kanë të bëjnë me
dështim të programeve të majta pasi kurrë nuk ka qenë I tillë. Ky është një dështim
i Rilindjes qysh në konceptimin e institucionit politkëbërës (arsim_projektindëtim
stadiumesh qindramilionëshe), lidershipit, menaxhimit dhe stafeve të saj
sikurse edhe i një opozite që është tkurrur dhe trembur më keq nga Reforma në
Arsimin e Lartë se nga Ligji i ri i Reformës në Drejtësi.  Të gjithë palët e rrangjeve politike që e
mbrojnë apo e anatemojmë këtë histori llotobastesh maturantësh , referencat e
sigurisë dhe mossigurisë i japin me standardet që kanë respektuar fëmijët e
tyre kur I kanë çuar për të studjuar jashtë vendit, askush nuk mbron publikun
nga standardet e publikes së garantuar. Ndaj them nuk ka dështuar e majta, ka dështuar
Rilindja as majtas as djathtas, as politik as profesionist, as public as
privat. Rilindja që procesin e progresit dhe matjes matjes së tij publikisht në
arsim e sheh si proces i karvanizimit(mediokrish) dhe zhurmës që krijojnë qentë
që lehin, qen me moshë nga fëmijë tek i rritur në kët vend.

Atë që tradhëtuan ndërsa bënë një opozitë inekzistente për arsimin
2005-2013 nuk mund ta moralizojnë sot me atë që po ndodh nga 2013 në sot pasi
efektet në arsim janë zinxhir.

Ndaj në bioetikën e sotme, por edhe në biopolitikë, sot pyetja mbi
kllonimet shtrohet ; “A mund të flasim për MORAL në rastin e kllonimeve:”.

Ne, kemi kapitulluar moralisht para maturantëve protestues apo
përfitues, sepse ne e kemi filluar dhënien e “drejtësisë” së tyre duke mos
përmbushur përgjegjësitë dhe duke shkeluar Ligjin. Vetëm këtu ka vend për t’u
ndarë NE dhe ATO. Ne, humbës, por Ato DUHET të dalin fitues se janë e ardhmja.
Duhet të  jemi të gjithë në një sallë,
ndryshe do na përjashtojnë edhe ATO nesër kur të kenë në dorë pushtetin.