Matthew Palmer në Tiranë/ Zyrtari i lartë i DASH takon Opozitën dhe kreun e Shtetit ku u diskutua kriza në vend dhe ajo në Ballkan

448
Sigal

Presidenti Meta takohet me Palmer: Interes i ndërsjellë për forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës

Pas takimeve me kryeministrin Edi Rama dhe krerët e partive opozitare Basha dhe Kryemadhi, Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer, ka zhvilluar një takim me kreun e shtetit, Ilir Meta në Presidencë. Takimi ka zgjatur për më shumë se një orë dhe presidenti Meta në një postim në facebook, shkruan se në fokus të diskutimit ishte forcimi i demokracisë dhe shteti i së drejtës, që qëndrojnë në themel të partneritetit strategjik mes dy vendeve. Presidenti Meta shprehet për takimin me Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer: Takim i hapur dhe miqësor me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën, Matthew Palmer mbi situatën e vështirë politike në vend dhe rrugëdaljet për të ecur përpara. Interes i ndërsjellë për forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, që qëndrojnë në themel të partneritetit strategjik mes dy vendeve.