Maskarada e klaneve të Haxhinastos në qarkun e Elbasanit

571
Ka muaj të tërë që LSI-ja e qarkut të Elbasanit është mbërthyer nga kaosi, pasiguria dhe mashtrimet e atyre që gati 2 vite më parë erdhën dhe trumbetuan se do të sillnin begatinë jo vetëm të votuesve të saj, por edhe të gjithë Elbasanit pa dallim bindjesh, krahine dhe ideje. Në këto kushte mijëra elbasanllinj votuan dhe i dhanë jo pak por dy deputetë LSI me mendimin që kjo votë do të konvertohet në mirëqënie për këta njeerëz që mbi të gjitha njihen si elita e kulturës dhe qytetarisë jo vetëm shqiptare por edhe asaj europiane. Deputetët e LSI-së së Elbasanit morën mandatet, madje u bënë dhe ministra dhe jo dosido, por në ministritë ku qarkullojmë miliardat ndërkohë që votuesit e saj u harruan rrugëve ashtu sikurse janë katandisur rrugët e e këtij qarku të rëndësishëm në shkallë vendi. Na mashtruan, thotë Agroni nga Banja. Na mashtruan ditën për diell, por më faqezi nuk është ai që beson, por ai që mashtron dhe se koha rierdhi dhe më 21 qershor, deputeti Edmond Haxhinasto bashkë me bashibozukët e tjerë të Elbasanit që e shoqëronin në fushatën e 2013 nuk do t’i besojë më njeri. Një Gramsh i harruar dhe i lënë në mëshirë të fatit, qindra mijëra banorë të Banjës që po u merret pasuria dhe prona duke i detyruar të emigrojnë. Të babëziturit Haxhinasto por edhe deputeti i zonës dhe i linjës së energjitikës Gjiknuri janë mallkimi i kësaj zone dhe njerëzit do shkojnë të votojnë për djemtë tanë dhe jo për këta që na mbinë si kërpudha duke na kujtuar deputetët që na sillte dikur Nano: ca nga Tepelena (Elmaz Sherifi) dhe ca nga Kukësi (Namik Dokle). E kishim pësuar dhe menduam se nuk do ndodhte më kjo marrëzi por ja që për Elbasanin qenka e shkruar ta pësojë deri sa për deputetë sjellin ca mostra a thua se vendit të arsimit dhe pedagogjisë ju shuan djemtë e vajzat e qytetit të saj. Një deputet vjen nga Vunoi (Gjiknuri) dhe një tjetër nga Përmeti (Haxhinasto) që me sa dimë është i përkatësisë vllahe. Në këto kushte këta kanë angazhuar disa personazhe të urryer për qytetin duke paguar për votën dhe duke premtuar se sapo të vimë në pushtet do zgjidhim hallet e tyre. Këta njerëz, një pjesë e të cilëve mbahen si intelektualë, fatkeqësisht janë intelektualë të inkriminuar dhe të certifikuar si trafikantë droge dhe prostitucioni. Mjafton të shihen ku kanë shkuar dhe cilat ambasada u kanë refuzuar vizat dhe gjithçka fletë vetë. Nuk ka asnjë dyshim që votuesit e thjeshtë të LSI-së janë më të poshtëruarit nga paria që merr vendime për punësimet në bazë të përqindjeve të kësaj partie në Elbasan. Në krye të tyre sikurse thonë me ironi LSI-stët qëndron “Profesori” për Haxhinaston dhe kasta e tyre që e ndjek nga pas me shokë dhe shoqet e shokëve që uzurpuan drejtoritë e qytetit dhe nuk emërojnë njeri pa u kollitur tek këta. Madje maskarada e drejtuesve të LSI-në në këtë qytet, thotë një ish polic privat, arrin deri atje sa që merren edhe me tenderat e policisë private dhe unë sot jamë në rrugë bashkë me disa të tjerë sepse pronarit tim ia morën tenderin se nuk u ofroi asnjë qindarkë mashtruesve dhe sekserëve që vijnë vërdallë drejtorive të LSI-së. Forumet po asfiksohen sepse ngado po vendosen drejtuesit që shkëmbejnë fëmijët, gratë dhe kushërinjtë e parë për postet kuçe. Kjo është në punësimet, në strukturat lokale dhe kudo që ka lidhje me Elbasanin dhe deputetin e saj. Ndaj 21 qershori do jetë për LSI-në zhgënjimi dhe prova se me mashtrime dhe me paratë e darkës nuk mund të riblihet vota e mëngjesit. Kreu i LSI-së duhet të ndërhyjë urgjentisht pasi anëtarët e saj e shohin si shpresa e vetme për të korrigjuar maskaradën dhe klanet e Haxhinastos.
Sigal