Mashtrimi i kryetarëve me dorëheqjen

478
Sigal

Ja çfarë pritet të ndodhë pas deklaratës së Ramës për dorëheqje dhe të Berishës për vazhdimësi deri në vitin 2018

Rama citohet të ketë deklaruar para dy ditësh, në gazetën “Tribuna”, se do të largohet nga politika, nëse humbet zgjedhjet e 23 qershorit. Pavarësisht, prej dyshimeve që lindin nga përzgjedhja mediatike për ta bërë një deklarim të tillë, përsëri, duke iu referuar këtij lajmi, na kujtohet deklarata e Berishës, i cili ka thënë, se do të vazhdojë të qeverisë, deri në vitin 1918, madje edhe më vonë. Gjithashtu, në vitin 2009, Berisha ka artikuluar një fjali, në lidhje me ikjen, në rast humbjeje, por siç e shikojmë të dy liderët vazhdojnë të qëndrojnë në politikë, pavarësiht, nga deklarimet. Kjo ka ndodhur sepse edhe pas humbjeve, politikanët shqiptarë kanë gjetur gjithmonë, mënyra të ndryshme për të justifikuar moslargimin. Këtë e kanë bërë, duke ngritur akuza për manipulim të votave nga kundërshatari. Prandaj edhe këtë radhë pavarësisht, nga deklaratat, opinioni publik e ka të qartë, se liderët tanë ikin fisnikërisht, nga dera dhe hyjnë tinëzisht, nga dritarja. Nuk ka rezultat në botë që t’u mbushë mendjen atyre, se brezat e rinj të politikës kanë nevojë për hapëisira ndërveprimi, në mënyrë që edhe në këtë vend të përsoset politkbërja. Pas dorëheqjes së Ramiz Alisë, nga politika shqiptare, u duk sikur e keqja u largua dhe për këtë arsye, politikanët e mëvonshëm u shtruan këmbëkryq, në sofrën e kësaj politike, duke i privatizuar karriget partiake. Për këtë arsye Berisha ka 23 vjet që qëndron në politikë, ndërsa Rama mbush tetë vjet nga drejtimi i Partisë Socialiste, ku deri tani ka humbur dy-tre palë zgjedhje.

Nano dhe Godo

Sabri Godo është politikani i duhur që mund të meret si shembull, për mënyrën e largimit të tij, nga kjo politikë konfliktuale, ndërsa Nano, ka dëshmuar se pas humbjes së pushtetit është larguar, për t’u rikthyer përsëri, më vonë. Por një shembull më vete, përbën edhe deputeti Sabit Brokaj, i cili u largua në zenithin e sukseseve të tij, duke ia lënë karrigen parlamentare, një tjetri. Por historia e dorëheqjeve mund të shkojë deri te modeli i Laços, i cili ia la partinë, Starovës, pa e kthyer më kokën, pas. Ndërsa, më tej, ikje-ardhjet e politikanëve janë bërë të zakonshme, duke mos përjashtuar edhe rastet, kur një deputet largohet nga një parti e majtë dhe bashkohet me një parti të djathtë, ose anasjelltas. Të gjitha këto janë të zakonshme dhe të njohura, por në thelbin e vet, përbëjnë modele të neveritshme, që tregojnë se 90 për qind e politikanëve militojnë në kupolat partiake, vetëm për të ndarë tortën e pushtetit. Dhe kjo tortë është aq e shtrenjtë për ta, saqë askush nuk mendon arratisjen prej këtij universi. Këtu, batalionet e politikanëve llogarisin, tenderat, vendet e punëve, përfitimet nën dorë, kapardisjet e nipërve e mbesave, fëmijët që punësohen në digastere të rëndësihme, gratë që përlyhen me pudra të shtrenjta, duke bërë garë parfumesh, pa llogaritur këtu markat e makinave të shtrenjta për dhëndurrët, apo kunetërit. Kjo është tragjedia e hidhur e realitetit të këtyre bandave të politikës, të cilët bëhen keq dhe madje sëmuren, nëse për një moment rrezikojnë të humbasin këto privilegje. Ata thuajse të gjithë janë gati që të pranojnë humbjet dhe vonesat e Shqipërisë, vetëm për të mos humbur një karrige për familjarët e tyre. Dhe jo rallëherë për mosdorëheqjet e tyre në kohë, Shqipëria është djegur, e jo rrallëherë, për këtë shkak shqiptarët kanë kapërcyer detin, me kushte të vështira, për të ikur përtej realitetit që krijoi politika. Por intervista e pardjeshme e Ramës, (nëse ajo është e vërtetë dhe e konfirmuar) hodhi edhe njëherë, në popull iluzionin se edhe këtu mund të shpresohet për t’u krijuar një racë politikanësh bashkëkohorë, që mund të japin dorëheqjen në raste dështimesh. Por në fakt, iluzioni ynë si gjithmonë zgjat shumë pak, sepse ne e dimë fare mirë që ata edhe nëse ikin nga dera, përsëri dritaren e kanë të hapur për t’u rikthyer.

Deklarata

Lideri i selisë rozë, ka zgjedhur gazetën kosovare “Tribuna”, për të deklaruar se do të japë dorëheqjen, si kryetar i Partisë Socialiste, nëse del humbës në zgjedhjet parlamentare. Neni 17 i statutit të PS-së, në pikën 13, të tij, thotë se; “Kryetari i Partisë, duhet të dorëhiqet nëse forca që ai drejton, humbet zgjedhjet e përgjithshme parlamentare”. Por kjo pikë nuk u respektau në vitin 2009, me justifikimin e vjedhjes së votave. Edhe këtë vit, historia mund të përsëritet

Me të njëjtat justifikime, qoftë nga Rama, ose nga Berisha. Ndryshe, këtë radhë mund të shënohet një praktikë e re, ku njeri prej tyre të bëhet kryeministrër dhe tjetri të japë dorëheqjen. Për këtë arsye, ne pyetëm 3 përfaqësues të politikës së majtë, Finon, Brokajn dhe Koçin, të cilët u përgjigjën ekskluzivisht për “Telegraf”, se nuk e mendojnë fare humbjen

 Dashamir Shehi: Kjo është çështje e socialistëve

Kjo është çështje e forumeve socialiste dhe unë nuk mund të flas për punët e të tjerëve”. Kështu u shpreh në prononcimin e tij, për “Telegraf”, kreu i Lëvizjes për Zhvillimin Kombëtar, Dashamir Shehi i cili nënvizoi, se “dorëheqjet në përgjithësi, janë veprime që reflektojnë qytetari dhe korrektesë, por ato janë zgjedhje personale, ose të një grupi të caktuar”. Më tej, ai tha se, “zgjedhjet e sivjetme për Shqipërinë duhet të shënojnë një kthesë rrënjësore në kulturën politike dhe qytetare, jo vetëm gjatë fushatës elektorale, por edhe në procesin e numërimit të votave.

 Bashkim Fino: Ne jemi ndryshimi, me këtë qeveri nuk vazhdohet

 Zoti Fino, si e komentoni deklaratën e Ramës, për dorëheqje në rast humbjeje?

Këtë që thoni ju, nuk e kam dëgjuar gjëkundi, prandaj, nuk mund të them asgjë, për diçka që nuk e kam dëgjuar.

Disa media kanë njoftuar se kjo deklatratë është bër tek “Tribuna” e Kosovës?

Meqë po më pyesni, po ju them vetëm një gjë: “Ne s’mund ta mendojmë fare humbjen sepse jemi drejt një fitoreje të garantuar dhe të thellë. Kjo vërtetohet dita ditës nga komunikimet që kemi me elektoratin tonë, por edhe me të gjithë njerëzit në të gjithë Shqipërinë.

Ku e mbështesni opsionin e fitores, më 23 qershor?

Fitorja është e sigurtë sepse me këtë qeveri të korruptuar nuk mund të vazhdohet më. Të gjithë treguesit e kësaj qeverie janë në rënie të vazhdueshme dhe njerëzit ndihen jo vetëm të varfër e të papunë, por edhe pa perspektivë. Ndërsa, ne garantojmë ndryshimin, punësimin dhe rikthimin e shpresës tek të gjitha moshat. Ka ardhur momenti, kur ky ndryshim ëshët i domosdoshëm, sepse fenomeni ka mbrritu në fndin e vet dhe nuk ka rrugë ëtjeëtr, veçse rikthimi në pushtet i vlerave të vërteta që do ta menaxhojnë vendin drejt rritjess ëmirëqenies dhe drejt integrimeve të sigurta europiane.

 Petro Koçi: Nuk e mendoj humbjen

Për mendimin tim kjo është një pyetje e kotë, sepse koalicioni ynë as që e mendon ndonjëherë humbjen. Prandaj, nuk vlen asnjë pyetje për rrethana të tilla.

Ju jeni të sigurtë për fitoren e së Majtës?

Padyshim, që po. Unë jam krejtësisht i bindur në këtë që po them.

Po nëse e majta humbet, a duhet të ikë kreu i opozitës?

Edhe pak kohë kanë mbetur gjer më 23 qershor dhe shumë shpejt do të shihet se alternativa jonë do të mbëhstetet nga shumica e votuesve shqiptarë.

Sabit Brokaj: Rama do të ikë nëse humbet, por ai do të fitojë

 Unë e besoj që Edi Rama nëse humbet do të japë dorëheqjen, sepse më në fund në Shqipëri, do të dalë një politikan fisnik që do të largohet, në rast të humbjes. Dhe ky politikan do të shërbejë si shembull për të gjithë të tjerët. Faktikisht këtë natyrë apo karakter të polikanëve, ka kohë që e pret i gjithë opinioni shqiptar. Në fund të fundit, ka ardhur ora që fituesit të shpërblehen me përgjegjësit që burojnë nga fitorja, ose të dorëhiqen në rast se humbasin.

Si ju duket fakti që këtë nuk  e kanë bërë më parë?

Ju më pyetët për deklaratën e pardjeshme dhe unë po ju përgjigjem. Gjykimi im ëshët që emancipimi i politikës nuk do të vonojë.

Ju vetë keni dhënë dorëheqjen kur ishit në zenithin e sukseseve tuaja. Përse e keni bërë këtë?

Mendoj se krahasimi nuk shkon për shkak të shumë ndryshimeve në kohë. Pyetja që bëtë ju ishte për kryetarët e partive dhe jo për deputetët. Kurse arsyen e ikjes s ime e dinë të gjithë sepse e kam bërë publike me kohë.

Ju e besoni që Rama mund të ikë, por a e besoni se Rama mund të humbasë në këto zgjedhje?

Jo, këtë sa që e mendoj fare. Në këto zgjedhje Rama dhe e majta do të fitojnë maxhorancën. Kjo rrjedh nga të gjitha zhvillimet e gjertanishme në politikën shqiptare.