Masakra e Serbrenicës, Berisha: Të mbajmë një minutë heshtje

442
Ish-kryeministri Sali Berisha kujtoi sot në sallën e Kuvendit 20 vjetorin e masakrës së Serbrenicës. Gjastë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, ai kërkoi të mbahet një minutë heshtje në nderim të 8 mijë viktimave. Më tej ai renditi masakrat që ka kaluar në kurriz populli shqiptar.
“Genocidi i Serbrenicës ku të rrethuar nga forcat serbe nën mbrojtjen e plotë të OKB në një kamp të OKB u grinë nga barbarët e këtij rajoni 8 mijë burra, gra, dhe fëmijë vetëm e vetëm se i përkisnin besimit myslimane. Genocidi i Serbrenicës është ngjarja më e turpshme, më tragjike në historinë e Pas Luftës së Dytë Botërore. Është ngjarja më e turpshme në historinë e Kombeve të Bashkuara që nuk arritën të mbrojnë nga mizoria serbe njerëzit që strehonin në kampin e tyre. Ne shqiptarët jemi një komb i cili po të shohim mbrapa shekullin që shkoi na del që ai ishte një shekull gjenocidesh për ne. Ne e nisëm shekullin me njërin prej gjenocideve më të shëmtuara të realizuar ajo që quhet tragjedia e Kumanovës ku hordhitë serbe mbushën me koka shqiptarësh Vardarin dhe territorin shqiptar në Maqedoni. 
Por shqiptarët përjetuan një gjenocid të dytë. Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore është gjenocidi i Tivarit. Bashkëpunim i Enver Hoxhës me Titon. Çdo familje shqiptare nën platformën se këta nuk u vranë në luftë dhe ne duhet ti vrasim që ti pakësojmë ju mor nga një djalë. Nga Kukësi deri në Tivar i grinë dhe i korrën kudo mitrolozët e Enver Hoxhës, të terroristëve shqiptarë, të Rankoviçit dhe Titos. Por shqiptarët nuk përjetuan vetëm këto dy gjenocide. Përjetuan një gjenocid të vërtetë nga diktatura komuniste. Kampet e përqendrimit ishin si furrat e gazit për shqiptarët. Sot është një ditë solidariteti me popullin e Bosnjës. Është një ditë në të cilën duhet të dënojmë me ashpërsinë më të madhe barbarinë e Serbrenicës. Të dënojmë qëndrimin e Putin, këtij “ Hitleri të ri”. Për të nderuar viktimat e Serbrenicës ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje për ta. Kemi nderuar shpirtin e tyre të pafajshëm”- u shpreh Berisha.
Sigal