Masa ndaj Fullanit, Rama –‘miqve’ ‘Unë s’jam as prokuror e as gjykatës’

58

TIRANË – Kryeministri Edi Rama përmes një komenti në rrjetin social Facebook u ka kthyer përgjigje të gjitha komenteve që janë bërë në faqen e tij në lidhje me vendimin e  djeshëm të Gjykatës së Apelit për masën e arrestit për ish-Guvernatorin Ardian Fullani. “Koha kur Këshilli i Ministrave apo Kuvendi i Shqipërisë ishin trupa prokurorie e gjykatash popullore, ka vdekur, lavdi Zotit, bashkë me diktaturën e proletariatit.” –ka shkruar Rama në rrjetin social. Duke iu referuar komentuesve të revoltuar nga vendimi i gjykatës që sipas tij kanë lëshuar në faqen e ‘Facebook’  “ç’u vinte në gojë kundër qeverisë dhe atij, Rama sqaron se kush kujton se ilaçi për të shëruar drejtësinë e rrënuar nga kanceri i korrupsionit, është që kryeministri të bëhet kryeprokuror dhe qeveria të bëhet gjykatë speciale, ose është shumë i paditur ose është krejt i dalë mendsh. “Unë s’jam as prokuror e as gjykatës. As jam zotuar apo kam menduar ndonjëherë se mund të bëhem kryeprokuror apo kryegjykatës duke u bërë kryeministër.”-shkruan Rama.