Masa e arrestit, Tahiri del sot para Apelit të Krimeve të Rënda, ja momenti kur merret nga policia

589
Sigal

Ish-ministri i Brendshem, Saimir Tahiri ka lene ne mesdite banesen, ku ndodhet ne arrest shtepie, per te qene pjese e seances ne Gjykaten e Apelit për Krime të Rënda, e cila pritet të vendosë sot nëse ai duhet të vazhdojë të qëndrojë në “arrest shtëpie” apo jo.

Ashtu si edhe seancen e shkuar, Tahiri eshte shoqeruar nga nje makine policie, e cila u fut ne pjesen e garazhit dhe doli praj andej se bashku me ish ministrin.

Treshja e gjyqtarëve të Apelit për Krime të Rënda që do të vendosë sot për “fatin” e Saimir Tahirit, është thuajse e njëjtë me atë që i ktheu pasaportat që i ishin bllokuar nga Shkalla e Parë në dhjetor të vitit të kaluar.

Kryesuese është Saida Dollani, ndërsa anëtarë janë Sokol Binaj e Fehmi Petku. Ky i fundit zëvendëson anëtaren e më- parshme, Nertina Kosova, e cila mësohet se ka dhënë dorëheqjen. Nuk dihet se cilit prej gjyqtarëve i referohet konkretisht ambasadori Donald Lu, kur shprehet se u janë ofruar ryshfete apo janë nën presion.

Megjithatë, nuk është çudi që të merret një vendim i njëjtë me atë të dhjetorit të vitit të kaluar, kur Tahirit kjo treshe i ktheu pasaportat që i ishin bllokuar me një vendim të gjyqtares Liljana Baku në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Dy javë pasi iu ndalua të dalë jashtë Shqipërisë, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri fitoi në Apel jo vetëm pasaportën dhe kartën e identitetit, por edhe betejën ndaj dy vendimeve të Shkallës së Parë që e ndalonin të udhëtonte përtej kufijve.

Në një seancë me dyer të mbyllura në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda, avokati i tij Maksim Haxhia dhe ish-ministri kanë këmbëngulur për heqjen e masës që u dha në dy data të ndryshme nga e njëjta gjyqtare. Pas argumentit se nuk kishte prova, kërkesa u pranua nga gjyqtarët Saida Dollani, Sokol Binaj dhe Nertina Kosova.