Martin Henze: Soros solli rezultate katastrofike në Shqipëri

543
Sigal

Martin Henze: Soros, rezultate katastrofike në Shqipëri me autokratin Rama…

Martin Henze, Këshilltar Ekonomik pranë CDU-së, dhe një nga kritikët e ashpër të Kryeministrit Edi Rama, ka shprehur kritika të forta në drejtim të veprimtarisë së Fondacionit Soros në Shqipëri. Henze i ka kthyer përgjigje një komenti në rrjet në lidhje me fondacionin e George Soros, ku theksohet “Fondacioni fuqizon aktorët e shoqërisë civile të realizojnë vizionet e tyre për një Evropë demokratike”. Por Henze thotë se rezultatet e fondacionit janë katastrofike në Shqipëri si dhe shtron pyetjen, nëse ky është qëllimi. “George Sorros duhet të realizojë punë edukative në SHBA. Në Hungari, Shqipëri dhe Poloni, rezultatet e fondacionit janë katastrofike. A ishte ky synimi i Sorrosit? Me autokratin Rama, Sorosi dhe djali i tij, shkojnë për darkë. Kujdesuni së pari për amerikanët!”, shkruan Henze.