Këshilltari ekonomik pranë CDU, parti qeverisëse në Gjermani, Martin Henze, ka replikuar ashpër me Komisionerit Várhelyi dhe ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ,ai ka publikuar dokumentin që Partia Demokratrike nxori për kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj. Henze komenton situatën në vend, reformën në drejtësi dhe jofunksionalitetin e parlamentit.
Ja komentet e tij:
Hetim ndërkombëtar për “kapjen” e reformës në drejtësi
Henze i është përgjigjur Komisionerit Várhelyi duke u shprehur se “rezultatet e reformës në drejtësinë shqiptare të autokratit Rama janë një katastrofë. Tani është mjaft e nevojshme që kjo reformë të hetohet nga një komision hetimor se kush është i përfshirë.
Soreca fsheh kriminelët zyrtarëve të BE-së
“Reforma në drejtësi ka dështuar, parlamenti është jofunksional, sundimi i ligjit nuk funksionon, zgjedhjet e 30 qershorit janë të paligjshme, disa kryebashkiakë të partisë së Ramës janë kriminelë. Ky është zhvillimi pozitiv për të cilin po flisni në Bruksel? Nëse e shihni këtë në një dritë pozitive, ka ardhur koha për ta shpjeguar”- pyet eksperti gjerman ambasadorin Soreca.