Martin Henze, paralajmëron Sorecën/ Refomra në Drejtësi, një katastrofë. Të ngrihet një Komision Hetimor në PE për përgjegjësitë tuaja personale. A keni kërkuar që të plotësohen 9 kushtet e Budenstangut?

494
Sigal

Martin Henze replikë Soreca-s: Të ngrihet Komision Hetimor në PE.  ku do të ekzaminohen përgjegjësitë tuaja personale

Martin Henze, këshilltari ekonomik pranë CDU (parti qeverisëse) në Gjermani ka replikuar ashpër me Luigi Soreca, ambasadorin e BE në Shqipëri. Në një postim në rrjetin social Tëitter, Henze i pohon faktin që reforma në Drejtësi në Shqipëri është një katastrofë, ndërkohë i kujton se duhet të ngrihet një Komision Hetimor në Parlamentin Europian, ku të ekzaminohen përgjegjësitë e ambasadorit Soreca për dështimin e reformës. Martin Henze: Ambasador, e gjithë reforma në drejtësi është një katastrofë, ju e dini këtë, tani është e nevojshme të ngrini një Komision hetimor në Parlamentin e BE, ku do të ekzaminohen përgjegjësitë tuaja personale do të analizohen me shumë kujdes,- shkruan Henze në postimin e tij në Tëitter. Gjithashtu, Henze i  shtron Sorecës edhe dy pyetje: Ambasador, ju e dini që ekziston një qëndrim qartë i BE-së dhe Gjermanisë për njohjen e detyrueshme të kufijve të Kosovës, pse nuk e kërkuat këtë me qartësi? Gjithashtu, a keni kërkuar ju që Shqiperia duhet të plotësojë 9 kushtet e Bundestagut gjerman deri në maj? Më tej, Martin Henze vijon replikën e tij me ambasadorin Soreca duke ngritur hije dyshime a është i përfshirë Soreca në bisedimet mes Ramës e Vuçiç dhe pse nuk e mbështet ai njohjen e kufijve të Kosovës. “Ambasador, a jeni i përfshirë ju në negociatat mes autokratëve Rama dhe Vuçiç? Thuhet se ju i mbështesni këto negociata, apo s’është kështu? Pse nuk e mbështetni njohjen e kufijve të Kosovës?”- shkruan Henze në postimin e tij.

Ambassador.are you involved in the negotiations betëeen the autocrats Rama and Vucics? Ëe have also heard that you support these negotiations, is that so? Ëhy do you not support the recognition of the borders of Kosovo? — Martin Henze (@GSKStrategy) 22 December 2019

Akuzat ndaj ambasadorit te BE Soreca kanë qenë të shumta, si një përkrahës i fshehur i Rilindjes së Ramës.