Marshimi i lirisë në Turqi, Blushi: Opozita tek ne është bërë digë që mbron qeverinë

440
Kreu i Libra, Ben Blushi me anë të një mesazhi në rrjetin e tij social Facebook ka komentuar marshimin opozitar në Turqi, ndërsa e ka krahasuar këtë situatë me atë çfarë ndodh në Shqipëri. Ai ka ironizuar Partinë Demokratike, ndërsa shton se opozita këtu është bërë digë që mbron qeverinë nga populli i vet. “Ky është Marshimi i Drejtësisë që po mbahet ne Turqi, ku qindra mijëra njerëz janë duke marshuar me ditë drejt Stambollit, për të protestuar kundër kufizimit të lirive dhe të drejtave të tyre. Të protestosh sot në Turqi nuk është e lehtë dhe kjo gjë po vështirësohet edhe në Shqipëri, ku një pjesë e opozitës është kthyer në një digë që mbron qeverinë nga populli i vet. Megjithatë edhe nëse nuk përfundon, Marshimi i Lirisë do arrijë një ditë në Turqi. Sikur të isha turk sot do isha duke ecur. Si shqiptar shpresoj të mos ndalojnë. Liria nuk ka kufij dhe as fe”, shkruan Ben Blushi.
Sigal