Marrja e shtetësisë shqiptare, Presidenti Meta përgjigjet pas ankesave: Ja si veprohet

528
Sigal

Ministrisë së Brëndshme i ka shkuar arkiva me Kosovën në drejtim të paditur.

Presidenti Ilir Meta, i është pergjigjigjur thirrjes publike të një shtetasi Naim Peposhi, me banim në Kosovë mbi kërkesën e ketij të fundit për marjen e nënshtetsis shqiptare. Arratisja ne vitet 50 nga Kukësi, pasaporta e prinderve dhe pse ky rast hedh dyshime se ministria e Brendshme mbanë peng shumë kërkesa të shqiptarve dhe  personaliteteve të huajve që duan nënshtetësin shqiptare. A mos vallë pas këtyre fshehjeve, zhdukjeve apo ” mosaprovimeve” nga nënpunës të caktuar, pjesë e segmenteve të korruptuara të ministrisë së Brendshme shikohen qëllime dheninteresa të ulta ?

Ja kërkesa e qytetarit të Kosovës Naim Peposhi dhe përgjigja e presidentit:

Pergjigja e Metës

Përshëndetje z.Peposhi! U informova nga administrata për rastin tuaj dhe nga verifikimi i kryer rezulton se në Institucionin e Presidentit të Republikës nuk ka asnjë praktikë të administruar me emrin Naim Peposhi. Ndoshta këto kërkesa janë depozituar në Ministrinë e Brendshme, por për sqarime të mëtejshme në lidhje me proçedurat e marrjes/fitimit të shtetësisë shqiptare dhe trajtimit sipas ligjit, ju mund të kontaktoni në këto numra +35542389801; +35542389853 me zyrën përkatëse që trajton çështjet e shtetësive.
Gjithashtu kur të jeni në Tiranë nëpërmjet numrave të mësipërm, ju mirëpres për një takim miqësor në zyrën time. Me respekt, Ilir Meta