Marrëveshje e qeverisë shqiptare me Ministrit të Brendshëm të Austrisë, Herbert Kickl për kampet e refugjatëve

99

Në Tiranë gjatë pjesëmarrjes në Ministerialit BE, Ballkani Perëndimor ministri i Brendshëm austriak, la të kuptohet që kanë nënshkruar marrëveshje me Shqipërinë për pranimin e refugjatëve që janë në Evropë. Ministri i Brendshëm austriak Kickl u shpreh mes të tjerash se “kërkojmë partneritete solide midis Bashkimit Evropian, por edhe me shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe shtetet e Evropës Qendrore dhe Juglindore. Ky është një hap mjaft i rëndësishëm, për sa i përket statusit të partneriteteve, që kërkojmë të arrijmë përmes nënshkrimit të  marrëveshjeve të statusit  në këtë drejtim. Ndaj është kënaqësi të njoftoj që ne kemi nënshkruar një marrëveshje statusi me Shqipërinë, i cili është një zhvillim pozitiv”, – deklaroi Kickl. “Më lejoni të sjell në vëmendje gjithashtu, që është vetëm me ndihmën dhe mbështetjen tuaj dhe me angazhimin tuaj që ia kemi dalë, të mund të ruajmë kontrollin dhe itinerarin e Ballkanit Perëndimor, duke garantuar kështu më tepër siguri për të gjithë Evropën. Por, sigurisht nuk do të duhej të bëhemi pre e iluzioneve, sepse nuk është bërë e gjithë puna, ne qëndrojmë përpara sfidave  të mëdha dhe do të duhej të konsolidojmë më tepër pikat tona të përbashkëta. Edhe më të rëndësishme do të ishin këtu përpjekjet e konsoliduara me shtetet e Bashkimit Evropian, por edhe me vendet  e Evropës Juglindore, dhe këto kanë të bëjnë më së shumti me mbrojtjen e kufirit, me rastet e ri pranimit, me rastet e vizës dhe të azil kërkimit. Ne kërkojmë partneritete solide midis Bashkimit Evropian, por edhe me shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe shtetet e Evropës Qendrore dhe Juglindore. Ky është një hap mjaft i rëndësishëm për sa i përket statusit të partneriteteve, që kërkojmë të arrijmë përmes nënshkrimit të  marrëveshjeve të statusit në këtë drejtim. Ndaj është kënaqësi të njoftoj që ne kemi nënshkruar një marrëveshje statusi me Shqipërinë, i cili është një zhvillim pozitiv. Kemi përfunduar negociatat edhe me Serbinë dhe Maqedoninë. Dhe ndërkohë bisedat me Bosnjë-Hercegovinën janë duke zhvilluar në mënyrë pozitive.”

Marrëveshjet e nënshkruara në ministerialin BE- Ballkani Perëndimor

Plani i Përbashkët i Veprimit Kundër –Terrorizmit për Ballkanin Perëndimor Marrëveshje Pune ndërmjet Qendrës Evropiane Monitoruese për Drogat dhe të Varësisë ndaj Drogave dhe Ministrisë së Brendshme e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë. Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian “Mbi veprimet e ndërmarra nga Agjencia e Rojës Bregdetare dhe Kufirit Evropian në Republikën e Shqipërisë, FRONTEX”.