“Marrëveshja vijon”, Koço Kokëdhima: Basha e Rama shantazhojnë njëri-tjetrin, në 2021 i lëshon vendin

629
Sigal

Koço Kokëdhima ka deklaruar se marrëveshja e Ramës dhe Bashës vijon ndërsa argumentuon se ata shantazhojnë njëri-tjetrin sda herë iu prishen interesat.

Ai tha në një emision televiziv se kriza nuk është e ditëve të fundit por 25-vjeçare dhe e ka burimin sipas tij tek mungesa e sovranitetit të popullit sepse nuk kanë të drejtë ti zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre.

“Nuk është e sotshme kjo krizë, kemi 25 vite, dhe e ka burimin tek fakti se populli nuk është Sovran dhe nuk i zgjedh vetë përfaqësuesit e tij. Kryetari i PD-së dhe kryetari i PS kanë garanci që do të jenë gjithmonë në pushtet falë marrëveshjes së 2008. Që nga ajo kohë deputetët janë pronë e tyre, të gjitha institucionet dhe çdo gjë tjetër i kontrollojnë këta. Nuk ka më zyrtar shteti që i shërbejnë popullit. Nuk dua ti demoralizojë ata idealist të rrallë që ka ky vend. Ky shtet është armik me popullin e tij. Ca bëjnë këtë? I ndërrojnë këto marrëveshje dhe shantazhojnë njëri-tjetrin.

Sot jemi në një situatë kur kryeministri thotë se reformën e bën vetë vetëm me PD-në, pikërisht me PD-në dhe si ka mundësi që nuk i intereson asgjë tjetër, rekomandim i ndërkombëtarëve apo opinion qytetar. Ai e ka bindjen vetëm me PD-në. Ai e ka ndarë mendjen, në 2021 ikën nga pushteti dhe ia lë vendin Lulzim Bashës”, tha Kokëdhima.

Pedagogu Erion Kristo tha se ka një far shprese tek Reforma në Drejtësi, ku sipas tij pavarësisht shkeljeve të hapura kushgtetuese në përjashtimin e disa prokurorëve dhe mbajtjen e disa të tjerëve që nuk e meritojnë, nëse do të zbatohet, do të shërbejë për mirë.

“Unë shoh një dritë jeshile tek Reforma në Drejtësi, një të vogël, jo si meritë e këtyre por e partnerëve ndërkombëtar. Por sërish ka ndërhyrje që vihen re, ka shkelje të papara, dhe nëse shkon në Strasburg dhu u jep të drejtë këtyre shkeljeve, kjo reformë do të jetë nul. Ky është angazhim i shtetit amerikan dhe atij gjerman dhe nëse do të funksionojë do të shkunden sa të shkunden dhe pastaj do të tunden”, tha Kristo.