Marrëveshja PS-PD, Vasili: Rrufe të ndërsjellaqë dogjën paratë e ekonomisë shqiptare

463
Sigal

Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar planin për punësimin e të rinjve në kryeqytet. Gjata fjalës së tij në takimin me të rinjtë e LRI, kreu i LSI, Petrit Vasili komentoi edhe zhvillimet e fundit politiken, ndërsa u shpreh se kriza e prodhuar muajt e fundit nga PD ishte artificiale dhe në fund u pa që ishte një fishekzjarr që dogji shumë të ardhura të ekonomisë së vendit.
“E kemi ngritur politikën mbi një themel moral, sinqeritet, fjala e mbajtur, modestia. Themeli ynë politik ka qenë dhe mbetet programe të vërteta. Ata i hedhin hi syve elektoratit, i përdorin ata të marrin votën e radhës dhe pastaj të kthejnë shpinën e radhës. Synimi ynë për të qeverisur vendin vjen nga një bazë shumë e shëndetshme, politika të cilat shpikin furtuna në gotë, kriza artificiale për t’i shtuar vetes rëndësinë, por duke u treguar edhe më artificialë sec janë, për të prodhuar kriza që pastaj pa u kuptuar marrin disa përgjigje që askush s’i kupton por që s’kanë përgjigje për qytetarët, kjo nuk është politika jonë, as qasja jonë. Rrufetë e ndërsjelljta që u dukën më së fundi që në vend të rrufeve të vërteta ishin fishekzjarre që dogjën shumë para të ekonomisë shqiptare ishte provë e vetme edhe e bindjes që njerëzit krijuan, që LSI me sinqeritet u investua edhe në zgjidhjen e asaj krize për të zgjidhur halle të popullit. LSI vuri gjithçka në dispozicion për të kursyer hallet e shqiptarëve dhe ne do e bëjmë sërish këtë. Ne do japim dimensionin e përgjegjshmërisë edhe pas 25 qershorit. Ne jemi të përgatitur që në 25 qershor të jemi forcë e parë, pasi nuk kemi bërë shaka me Shqipërinë, por kemi sakrifikuar për Shqipërinë. Karrigia e pushtetit ka qenë për qytetarët jo për individin. Kjo bindje e jona do na shoqërojnë dhe udhëheq në çdo sekondë të kësaj fushate. Ne do jemi po të njëjtit. Politika e dhimbsur dhe që i jep një shans çdo të riu është politika jonë. Shansi që Shqipëria pret bazohet mbi votën e mijëra të rinjve në mbarë vendin që kanë tashmë një program. Jam i lumtur që drejtoj partinë e të rinjve dhe që në 25 qershor LSI do jetë forcë e parë”- tha Vasili.
vijon…