Marrëveshja PS-PD, Vasili: Ofruam gjithçka që të shmangnim katastrofën, LSI forcë e parë

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në një konferencë të paralajmëruar për mediat, teksa përshëndeti marrëveshjen e arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha, theksoi se forca që ai drejton dha kontributin e saj maksimal për zgjidhjen e krizës. Ndër të tjera Vasili tha se nuk ka më diskutime që zgjedhjet do mbahen në 25 qershor.

“Dihet botërisht se LSI bëri çdo gjë dhe afroi gjithçka që kjo krizë absurde të zgjidhej dhe të evitohej katastrofa e qorrsokaku ku do hynte vendi nëse nuk merrte pjesë opozita në zgjedhje. Pavarësisht zgjidhjes së krizës tërësisht artificiale, e rëndësishme është gjithëpërfshirja.

Tashmë do kemi zgjedhje në 25 qershor dhe kjo nuk diskutohet më. Me hyrjen e PD-së do të kemi një garë gjithëpërfshirëse dhe LSI ka punuar fort që kjo të ndodhë në të mirë të demokracisë dhe legjitimiteti të institucioneve dhe garës. Sot do kemi një garë të barabartë mes 3 forcave politike dhe LSI sot beson akoma më shumë se dje se do jetë forcë e parë politike pasi ajo përfaqëson një forcë politike konstruktive, me integritet e transparente, cilësi për të cilat ka nevojë Shqipëria.

vijon…