Marrëveshja për detin, Bushati: Edhe Presidenti e dinte gabim për plotfuqishmërinë

115
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ishte i pranishëm sot në një seancë dëgjimore të thirrur nga Komisioni për politikën e jashtme. Në seancën e zhvilluar tek salla e byrosë ministri Bushati, tha se ende nuk ka një marrëveshje me Greqinë dhe sqaroi se plotfuqishmërinë nuk e jep Presidenti i Republikës, por ai jep vetëm autorizimin për nisjen e punës për negociatat.
“U ra dakord që krahas mekanizmit diplomatik, të ulen të diskutojnë në takim më intensive si takimet e Kretës dhe Korçës lidhur me këtë paketë. Frytet e këtyre takimeve kemi mundësi t’i prekim sot për sot. Sot po i prekim frytet e këtyre bisedimeve.
Qëndrimi i palës greke ka qenë thuajse konstant për të zbatuar marrëveshjen e arritur me Shqipërinë. Qëndrimi ynë gjithashtu ka qenë konstant sipas të cilit vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i padiskutueshëm dhe përbën vijën e kuqe të çdo lloj qeverie që do vijë në Shqipëri që kërkon t’i japë një zgjidhje kësaj çështje.
Duhet marrë parasysh Konventa e detit, që tregon se si palë të ndryshme i japin zgjidhje këtyre çështjeve. Qëndrimet e palëve përsa i përket marrëveshjes së 2009 dihen, dihet dhe qëndrimi i qeverisë së asaj kohe. Ishim forca politike që kërkuam shfuqizimin e kësaj marrëveshje për arsye të cilat janë publike. Dihet qëndrimi i qeverisë nga periudha 2009 deri në 2013. Sot nuk vë njeri në diskutim sot faktin që jemi përballë një vendimi që e bën nul atë marrëveshje. Gjatë 4 vite e gjysëm diskutimesh për këtë çështje, siç ia kam shpjeguar me maturi Presidentit të Republikës, janë bërë diskutime për të kuptuar shqetësimet që kanë palët për këtë proces.
Është bërë leximi i qëndrimeve të palëve në nivel teknik në 2014-n dhe në 2017-n krahas mekanizmave të tjera diplomatike që unë i përshkrova. Me sistemimin e të gjitha çështjeve që ne ende i kemi të hapura me Greqinë, me ulje ngritje e marrëdhënies me fqinjin, rruga për një marrëveshje të re nuk ka qenë aspak e lehtë. As nuk kemi pritur e kërkuar mbështetje për këtë proces, por kemi kërkuar më e pakta reflektim e përgjegjshmëri. Se është bërë punë e madhe përpara për të hapur një faqe të re. Ne kemi bërë një hap gjigand përpara se kemi rënë dakord me qeverinë greke për të ulur në tryezën e negocimit për të nisur punën për një marrëveshje të re,” tha Bushati.
Pse s’ka transparencë për këtë çështje?
Bushati: Kushtetuta dhe ligji është shumë i qartë në këtë pikë. E para nuk ka një marrëveshje. Do krijojmë platformën edhe për shoqërinë civile. Opozitën e keni në Kuvend. Por po ju them që marrëveshje nuk ka
Presidenti në bazë të ligjit nuk jep plotfuqishmërinë. Presidenti jep autorizimin, plotfuqishmëria është kompetencë e ministrit të punëve të Jashtme. Unë i kam kërkuar dhënien e autorizimit Presidentit të Republikës, për të filluar punën konkrete. Se synojmë të arrijmë një marrëveshje