Marrëveshja me FMN/ Ahmetaj: Buxheti 2017, buxheti më optimal në historinë e financave publike në 25 vjet

424
Sigal

Pas dakordësimit me
FMN për Buxhetin 2017, ministri i Financave Arben Ahmetaj përmes një statusi në
rrjetin social “Facebook”, thekson:



Me FMN, arritëm sot një marrëveshje të rëndësishme për
Buxhetin 2017, buxheti më optimal në historinë e financave publike në 25 vjet!

 

1. Buxheti i rritjes ekonomike – rritja përshpejtohet
në 3.8%, ose rreth katërfishi i asaj që ishte në vitin 2013.

 

2. Buxheti i reformave – rreth 20 miliardë lekë për
akomodimin e reformave thelbësore për ekonominë: reforma në drejtësi, reforma
në administratën publike, reforma në pensione, reforma e pronave, refroma e
decentralizimit dhe reforma e ujit.

 

3. Buxheti i rritjes së pagave dhe pensioneve – për
herë të parë rreth 100 milionë dollarë (në 12 muaj) për rritjen e pagave dhe
pensioneve 2017, fondi më i madh pwr paga dhe pensione i akorduar brenda një
buxheti në 25 vite!

 

4. Buxheti i investimeve publike – buxheti 2017
siguron nivel optimal të investimeve publike 5% e GDP (investime qendrore +
Fondi i Zhvillimit të Rajoneve + mbështetje për sektorin energjetik), duke
pasur huamarrjen (deficitin) më të ulët të arritur ndonjëherë, prej rreth 2% të
GDP, pra balancën korente më pozitive në 25 vite prej rreth 2.9%, duke
kapërcyer madje edhe kufirin e rregullit të artë.

 

• Në 2017, ulim borxhin publik me pothuaj 3%, në
69.1%!

 

• Në 2017 deficiti 2%, më i ulti në 25 vite!

 

• Në 2017, balanca primare është me suficit dhe më
pozitivja në 25 vite në +0.7% (thënë ndryshe, shpenzimet për aktivitetet e
qeverisë, janë më të ulëta së të ardhurat)!

 

• Në 2017, rrisim pagat dhe pensionet – duke ulur
borxhin – me reforma dhe konsolidim fiskal!